You are currently at our Albania website. We also offer a wide range of products with direct customer service in many locations worldwide.
All locations

Testuar në mënyrë të pavarur në të gjitha kushtet

Testet dhe rezultatet e testimeve

Car accident

Cilësi e konfirmuar për sigurinë tuaj

Siguria juaj është prioriteti ynë kryesor. Kjo është arsyeja pse Continental merr në konsideratë të gjitha aspektet e mundshme të sigurisë dhe komfortit kur zhvillon gomat e saj. Të gjitha risitë e Continental duhet të kalojnë një regjim testimi intensiv përpara se të hyjnë në prodhim. 

Çdo gomë e re duhet të kalojë qindra kilometra testim në pikën tonë kryesore të testimit, Contidrom. Gjithsej 143 000 goma testohen çdo vit në kushte të ndryshme. Vitin e kaluar, shoferët tanë testues bënë një numër kilometrash të barabartë me një rrotullim rreth globit 5000 herë.

Gomat tona u nënshtrohen më shumë testimeve se çdo markë tjetër. Por as kjo nuk mjafton: Është e rëndësishme për ne që gomat tona të performojnë mirë edhe në testet e pavarura. Dhe ashtu performojnë: gomat nga Continental vlerësohen rregullisht me performancën më të mirë në teste të pavarura dhe ne jemi votuar disa herë si marka më e mirë e gomave të vitit nga shoqata gjermane e automobilistëve ADAC dhe revista të njohura, duke përfshirë AutoBild dhe AutoZeitung. Kjo arritje na bën krenarë sepse konfirmon edhe një herë se: Me gomat Continental jeni të sigurt në rrugë në të gjitha kushtet.

Pikat e testimit të Continental: bota e testimit

Kur bëhet fjalë për sigurinë e gomave, asnjë distancë nuk është tepër e largët për inxhinierët tanë. Ata udhëtojnë në të gjithë botën për t’u siguruar që çdo gomë Continental – qoftë gomë dimërore, gomë verore, gomë all-season, apo ato të përdorura në aktivitete sportive dhe off-road – të testohen nga ekspertët tanë në një gamë të gjerë kushtesh moti dhe në të gjitha llojet e sipërfaqeve.

Testimi në të gjitha nivelet - nga prototipi në prodhim

Për të ofruar goma të sigurta, të optimizuara dhe të besueshme, Continental përdor metoda testimi tradicionale, si edhe të reja. Eksperti i Kërkim-Zhvillimit pranë Continental, Andreas Schlenke shpjegon se si testimi – nga simulimet virtuale deri te testet objektive dhe subjektive – është pjesë integrale e çdo faze në zhvillimin e gomave.

Contidrom: vendos standardet në testimin e gomave

Që nga fillimi, inxhinierët e testimit në Contidrom kanë përcaktuar standardet që zbatohen në aktivitetet e testimit të gomave të Continental në mbarë botën. Dëshironi të shihni vetë se ku po bëhet përparim në zhvillimin e gomave deri më sot? Bëni një turne virtual dhe zbuloni opsionet e shumta të testimit me saktësi, të disponueshme në pikën e testimit standard të gomave të Continental jashtë Hanoverit.

E konfirmuar nga mediat e specializuara: Vlerësimet më të mira për gomat Continental

Gomat Continental vazhdojnë të fitojnë teste në të gjithë botën. Në 863 teste të pavarura të kryera që nga viti 2010, produktet tona kanë marrë vlerësimin më të lartë 715 herë - një shkallë suksesi mahnitëse prej 83 për qind. Çmimet që na bëjnë veçanërisht krenarë përfshijnë çmimin për gomën më të mirë në 50 vitet e fundit nga revista Auto Motor Sport, si dhe vlerësimet e rregullta më të mira në testet kryesore të gomave verore dhe dimërore të Shoqatës Gjermane të Automobilistëve. Këto rezultate testimi janë gjithashtu një arsye e rëndësishme që prodhuesit e makinave të na besojnë neve dhe të pajisin një në çdo tre makina që dalin nga linjat e tyre të montimit me goma Continental.

Shikoni një përzgjedhje të rezultateve tona të fundit të testimit

Continental ASC Test Result

PremiumContact™ 6

Revista gjermane Auto Bild ka publikuar në numrin 10/2021 “Super-testin e super-gomave verore 2021”. Madhësia e gomave të testuara ishte 205/55 R16 91 V, automjeti i testimit ishte një VW Golf 8.

Ky testim është special me 50 produkte pjesëmarrëse. Vlerësimi përbëhet nga 2 pjesë:

Pjesa 1: Testimi i frenimit në rrugë të lagur dhe të thatë: përzgjedhja e 20 produkteve më të mira.

Pjesa 2: Testimi i plotë vetëm i finalistëve duke përfshirë performancën në konsumim dhe çmimin.

Testimi u krye nga Auto Bild në bashkëpunim me Bridgestone dhe Hankook 

mbi bazat e mëposhtme testuese:

- Papenburg, Gjermani (testimi i frenimit në sipërfaqe të lagur/të thatë)

- Idiada, Spanjë (testimi në sipërfaqe të lagur dhe të thatë pa frenim në sipërfaqe të lagur/të thatë)

- Bridgestone Rome, dinamometër me rul (testimi i konsumit)

Vlerësimi për PremiumContact™ 6: Modeli

Rreth gomës sonë  PremiumContact™ 6:

+ Goma verore premium me performancë të ekuilibruar

+ Distancë e shkurtër frenimi në rrugë të lagur

+ Nivel i qëndrueshëm manovrimi

+ Sasi shumë e lartë kilometrash të përshkuara

- Performancë e kënaqshme kundër rrëshqitjes në sipërfaqe me ujë

AllSeasonContact™

Revista gjermane Auto Bild ka publikuar në numrin e saj aktual Shtator/2020 Testin e super-gomave All Season 2020. Madhësia e gomave të testuara ishte 205/55 R16 91/94 V, automjeti i testimit ishte një VW Golf 7/8.

Ky testim është special me 32 produkte pjesëmarrëse. Vlerësimi përbëhet nga 2 pjesë:

Pjesa 1: Testimi i frenimit në rrugë të lagur dhe të thatë: përzgjedhja e 14 produkteve më të mira (finalistët)

Pjesa 2: Testimi i plotë vetëm i finalistëve duke përfshirë performancën në konsumim dhe çmimin.

Për herë të parë Auto Bild publikon rënien e peshës së gomës në g/1000 km për të gjithë finalistët. Ky kriter nuk është pjesë e vlerësimit.

Testimi u krye nga Auto Bild mbi bazat e mëposhtme testuese: Instituti IFV për testin e konsumimit në rrugë (Harz, Gjermani), Contidrom, Jeversen, Gjermani (testime në rrugë të thata dhe të lagura) dhe Test World Ivalo/ Finlandë (testime dimërore).

Vlerësimi për AllSeasonContact™: Modeli

Rreth gomës sonë AllSeasonContact™:

+ Kapacitet bindës gjithëpërfshirës me cilësinë më të mirë në dimër

+ Raport shumë i mirë kosto/performancë

+ Nivel shumë i mirë i performancës kundër rrëshqitjes në sipërfaqe të lagura

+ Precizion i saktë në timon

+ Nivel i lartë i kilometrave të përshkuara

+ Rezistencë e rrotullimit për kursimin e karburantit

 

WinterContact™ TS 860

Revista gjermane Auto Zeitung ka publikuar në internet një pamje paraprake të Testimit të gomave dimërore 2020 online. Madhësia e gomave të testuara ishte 205/55 R16 91 H, automjeti i testimit ishte një VW Golf 8.

Testimi u krye nga Auto Zeitung mbi bazat e mëposhtme testuese: Pirelli, Älvsbyn, Suedi (testimet në borë) dhe Contidrom, Jeversen, Gjermani (testimet në rrugë të lagura dhe të thata).

Vlerësimi për WinterContact™ TS 860: Shumë e rekomandueshme

Rreth gomës sonë WinterContact™ TS 860:

+ Rekomandim i pakufizuar

+ Një nga gomat më të mira në rrugë të lagur

ContiSportContact™ 5

Revista gjermane Gute Fahrt ka publikuar në numrin 03/2020 “Testimin e gomave verore 2020”. Madhësia e gomave të testuara ishte 215/50 R18 V/W, automjeti i testimit ishte një VW T-Roc.

Testimi u krye nga Gute Fahrt në bashkëpunim me Pirelli në Vizzola/Itali.

Vlerësimi për ContiSportContact™ 5: Shumë mirë

Rreth gomës sonë  ContiSportContact™ 5:

+ Pa dobësi, e fuqishme në rrugë të thata dhe të lagura

+ Saktësi në timon dhe strukturë sportive

- E kënaqshme vetëm në rrëshqitjen në rrugë të lagur, zhurmë dhe komoditet 

PremiumContact™ 6

Revista gjermane Auto Zeitung ka publikuar në numrin e saj aktual (6/2020) “Testimin e gomave verore 2020”. Madhësia e gomave të testuara ishte 225/50 R17 W/Y, automjeti i testimit ishte një BMW e serisë 3. Testimi u krye nga Auto Zeitung në Contidrom, Jeversen, Gjermani.

Vlerësimi për PremiumContact™ 6: Fituesi i testit

Rreth gomës sonë  PremiumContact™ 6:

+ Distanca më e shkurtër e frenimit dhe ekuilibër i shkëlqyer në sipërfaqe të lagësht

+ Mbërthim jashtëzakonisht i mirë dhe rrjedhimisht drejtim veçanërisht i sigurt i makinës në rrugë të lagura

+ Sjellje shumë e sigurt në timon dhe ngadalësim shumë i mirë në sipërfaqe të thatë