Që nga viti 1995, Continental ka zhvilluar disa nga teknologjitë më të rëndësishme për drejtim më të sigurt dhe më komod. Tani është koha për të krijuar të ardhmen e automjeteve.
Kompania Continental Automotive Group është një nga furnizuesit më të mëdhenj në industrinë e automobilave me mbi 87 000 të punësuar në mbi 170 vende. Të gjithë punonjësit në një ambient të veçantë zhvillojnë dhe prodhojnë një shumëllojshmëri produktesh, nga gomat deri te sistemet e përparuara të sigurisë, me një vizion të përbashkët: ne duam të sigurojmë një lëvizshmëri të sigurt, të qëndrueshme dhe të integruar. Automjetet po bëhen gjithnjë e më inteligjente, kështu që tre sektorët tanë të Chassis & Safety, Powertrain dhe Interior po bashkëpunojnë ngushtë në mënyrë që të përdorin gjithë këtë informacion për të përmirësuar përvojën e drejtimit. Continental mbulon të gjithë procesin e drejtimit të automjetit - nga siguria aktive dhe pasive dhe menaxhimi i karburantit deri në atë që ka shoferi përpara syve. Ndoshta një ditë do të mundësojmë që automjeti të drejtohet vetë.