Produkte për makinë / furgon / 4x4

stage_image1_lg

Goma të gjera

Continental - zgjedhja e parë e prodhuesve më të mëdhenj të automjeteve

Image

Prodhuesit e makinave përdorin vetëm goma të klasit të parë që plotësojnë standardet më të rrepta të cilësisë. Ata e sigurojnë këtë duke porositur mbi 100 teste të ndryshme: nga shpejtësia më e lartë deri në frenimin në sipërfaqe e lagët dhe të thatë, drejtueshmëria, komoditeti, nivelet e zhurmës dhe numri i kilometrave të kaluar. Për montim fabrike përdorin vetëm gomat që plotësojnë të gjitha kërkesat e prodhuesit të automjeteve. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar krahasueshmërinë e gomave të automjeteve - pavarësisht nëse bëhet fjalë për një makinë sportive apo një makinë të vogël qyteti.

Continental është një nga furnizuesit kryesorë të prodhuesve të automjeteve në Evropë: Pothuajse një nga tre automjetet e prodhuar ne Evropë pajiset me goma Continental para se ti dorëzohet blerësit. Po flasim për më shumë se 500 modele të ndryshme të automjeteve me disqe nga 13 deri në 23 inç në diametër, që na bën të jemi zgjedhja e parë në Evropë në fushën e montimit të fabrikës. Kjo dëshmon për besimin që prodhuesit kryesorë të automjeteve në botë kanë në markën tonë. Gomat Continental përfaqësojnë karakteristikat më të mirë të drejtimit në nivelin më të lartë.

Image