Produkte për makinë / furgon / 4x4

stage_image1_lg

Kaloni tani te gomat verore nga Continental.

ABT

ABT dhe Continental. Në kompaninë ABT, kuaj-fuqia është gjithmonë përparësi

Kompania ABT u themelua në vitin 1896 si një farkëtari, dhe sot biznesi familjar në Kempten (Gjermani) nën udhëheqjen e Hans-Jürgen Abt është sinonim për automjetet e personalizuara më novatore. Kompania nga rajoni Allgäu është lidere në konvertimin ose akordimin e automjeteve të markave Audi, VW, Seat dhe Škoda në shkallë globale. ABT ka një eksperiencë shumëvjeçare në sportin elitar të automobilave dhe ofron një kombinim të shkëlqyer të fuqisë dhe stabilitetit për kënaqësinë dhe entuziazmin e një udhëtimi të plotë. Në këtë proces, përparësia kryesore e kompanisë është që secili automjet të ofrojë më të mirën – pavarësisht nëse është optimizimi i sistemit të kontrollit të motorit dhe shtimi i fuqisë me njësinë e kontrollit të motorit ABT, apo shtimi i paketave elegante të pajisjes, disqeve sportive dhe rrotave ose sistemeve të shkarkimit për t'i dhënë mjetit një pamje të jashtme më sportive dhe dinamike.

Image
Image

1. Sfidat

Performancë maksimale dhe kënaqësi në drejtim

ABT është ndër ekipet më të suksesshme në sportin automobilistik në Gjermani. Fitoret dhe kampionatet e shumta dëshmojnë se kompania ka grumbulluar shumë njohuri gjatë funksionimit të saj. Kjo ekspertizë gjithëpërfshirëse i mundëson kompanisë ABT të ofrojë një drejtim dinamik dhe argëtues dhe, në sajë të kësaj, kompania është vendosur në mënyrë të pakundërshtueshme në rrugët gjermane. 

Image

Në ditët e sotme, automjetet sportive janë duke arritur kufijtë e asaj që është teknikisht e mundur. Ndaj, ABT kujdeset për optimizimin dhe kapacitetin dhe në të njëjtën kohë dëshiron të ofrojë një drejtim sportiv dhe argëtues: një shembull i tillë është ABT R8 5.2 FSI (i cili prodhon 600 hp), i cili sjell fuqi dhe elegancë në rrugë.

Image

2. Kapacitetet

Përparimet teknologjike më moderne

Të dyja kompanitë punojnë ngushtë së bashku për të zhvilluar dhe testuar gomat sepse kështu mund të sigurohen që ato të përshtaten më së miri me kërkesat e automjeteve individuale.

Image

Inxhinierët dhe teknikët në kompanitë ABT dhe Continental që shkëmbejnë vazhdimisht përvojë për të punuar së bashku për të përmirësuar vazhdimisht performancën e gomave - qoftë për sa i përket frenimit në sipërfaqe me lagështi, karakteristikat në marrjen e kthesave ose precizionin dhe gatishmërinë kur gomat përdoren në kushte ekstreme. Për shembull, automjeti ABT RS3 (470 KF) mund të arrijë shpejtësinë e tij më të lartë prej 285 km/orë vetëm me gomat Conti SportContact 5P.

Image

3. Suksesi

Suksesi në të kaluarën, vizioni për të ardhmen

Për shkak të përpjekjeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të njohurive dhe të dhënave që kanë lidhur kompanitë ABT dhe Continental për shumë vite, ne mund të përmirësojmë dhe përsosim vazhdimisht karakteristikat e gomave për automjete me performancë të lartë.

Si pjesë e këtij bashkëpunimi, ne kemi përgatitur goma performance plotësisht të përshtatura për automjete të klasave të ndryshme dhe për të gjitha format e përdorimet.