Produkte për makinë / furgon / 4x4

stage_image1_lg

Teknologjia

Sistemi i monitorimit të presionit të gomave TPMS

Sistemi i monitorimit të presionit të gomave dhe sistemi elektronik i informacionit të gomave

Siguria dhe komoditeti i drejtimit janë të lidhura drejtpërdrejt me gjendjen e gomave. Për shembull, afro 40% e të gjitha defekteve të papritura të gomave janë si rezultat i presionit të ulët të mbushjes së ajrit në to. 

Sistemet e zhvilluara nga Continental monitorojnë vazhdimisht presionin e ajrit të futur në gomë dhe sigurisht paralajmërojnë shoferin nëse perceptohet një rënie e presionit.

Në këtë mënyrë, sistemet tona të informacionit të gomave ndihmojnë në eliminimin e shkakut të zakonshëm të aksidenteve në trafik dhe në këtë mënyrë përmirësojnë sigurinë në rrugë. Përveç kësaj, ato ndihmojnë në uljen e shkarkimit të dyoksidit të karbonit dhe konsumin e karburantit. 

Nëse automjeti ka presion gomash prej 0,3 bar më të ulët, ka shumë të ngjarë që të konsumojë 1,5 për qind më shumë karburant dhe të lëshojë një sasi relativisht më të lartë të dyoksidit të karbonit në ajër.

article_66w_image1

Rregulloret e reja ligjore për Evropën

Komisioni Evropian ka miratuar një ligj që kërkon instalimin e sistemeve të monitorimit të presionit të gomave në të gjitha modelet e reja të automjeteve që nga viti 2012 dhe në të gjitha automjetet e reja që nga viti 2014. Një dispozitë e ngjashme ka qenë në fuqi në SHBA deri tani. Shumë automjete janë tashmë të pajisura si standard me një sistem të monitorimit të presionit të gomave. Këto sisteme do t'i përcjellin informacionet e tyre në sistemet e tjera në automjet, për shembull, në sistemin e frenimit.

Me gamën tonë të produkteve, kemi siguruar një pozitë të mirë për furnizimin e tregut me sisteme të tilla, të cilat do ta bëjnë drejtimin më të sigurt, më promjedisor dhe më të rehatshëm, si dhe do ta bëjnë më të lehtë për shoferët që të menaxhojnë gomat në automjetet e tyre. 

Këtu gjeni më shumë informacion rreth zgjidhjeve tona për kontrollin e presionit të fryrjes së gomave.