Qëllimi i etiketës së BE-së për gomat është paraqitja e të dhënave për tre kritere. Është mirë të kemi parasysh edhe performanca të tjera të shumta, ndër të tjera:
Krahas kritereve në etiketë testet e gomave përfshijnë deri në 11 kritere shtesë relevante (shiko tabelën më poshtë).
Para se prodhuesit e automjeteve ti aprovojnë gomat për automjetet e tyre të reja, ata kërkojnë standardet më të larta në të gjithë këto parametra të performancës.
Për më tepër, këto parametra të performancës janë gjithashtu të përfshirë në testet e publikuara të gomave, të cilat do të vazhdojnë të jenë një burim i shkëlqyeshëm i pavarur i të dhënave gjithëpërfshirëse të performancës së gomave.
Nga viti 2012, gomat do të kenë një "etiketë energjie" të ngjashme me atë në frigoriferët e rinj, për shembull. Jemi të bindur që është mirë që Bashkimi Evropian ka hartuar një etiketë të gomave që mbulon efikasitetin e energjisë, mbërthimin në rrugë të lagët dhe zhurmën. Drejtuesit e automjeteve kështu do të jenë në gjendje të marrin disa informacione mbi karakteristikat e gomave. Sidoqoftë, detyrimi ligjor i etiketimit nuk mund të zëvendësojë testimin e thelluar dhe të saktë të gomave të kryer nga Klubi automobilistik ADAC, i cili është akoma burimi më i mirë i të dhënave para blerjes së gomave.
Kriteret e testimit | Etiketa e gomave | Testimi i gomave |
Rrugë e thatë | ||
Stabiliteti gjatë drejtimit | Jo | Po |
Drejtueshmëria | Jo | Po |
Frenimi | Jo | Po |
Rrugë e lagët | ||
Frenimi | Po | Po |
Rrëshqitje në ujë - përgjatë | Jo | Po |
Rrëshqitje në ujë - tërthorazi | Jo | Po |
Drejtueshmëria | Jo | Po |
Mbërthimi në kthesa | Jo | Po |
Zhurma | ||
Zhurma në makinë | Jo | Po |
Zhurma e jashtme | Po | Po |
Rezistenca gjatë rrotullimit | Po | Po |
Konsumimi | Jo | Po |
VPërmbajtja e vajit me PAH* | Jo | Po |
VShpejtësia e madhe | Jo | Po |
Legjenda | ||
Po | përfshirë | *Policiklik aromatik |
Jo | nuk është e përfshirë | hidrokarburet |