ContiSilent™ është një teknologji për uljen e zhurmës së gomave, e zhvilluar në Continental.
ContiSilent™ është një teknologji për uljen e zhurmës së gomave, e zhvilluar në Continental. Është krijuar për të ulur zhurmën në hapësirën e pasagjerëve dhe në të gjitha sipërfaqet rrugore. Gomat ContiSilent™ kanë një jastëk me shkumë poliuretani me bazë polieteri, të ngjitur në pjesën e brendshme të faqes shkelëse. Sipërfaqja e jastëkut të shkumës mbetet e pandryshuar pavarësisht nga temperatura.
ContiSilent™ ndihmon në uljen e zhurmës në hapësirën e pasagjerëve deri në 9 dB(A), në varësi të llojit të automjetit, shpejtësisë së tij dhe sipërfaqes së karrexhatës. Deri tani teknologjia është e disponueshme vetëm për gomat verore dhe është në përputhje me të gjitha disqet më të zakonshme. Performanca në drejtim nuk ndryshon dhe gjithashtu nuk cenohet kilometrazhi, kapaciteti i ngarkesës dhe kategoria e shpejtësisë. Rekomandohet montimi në të katra disqet.