Produkte për makinë / furgon / 4x4

stage_image

Qendra për media

OE Heroes

15/01/2021

Legjendat lëvizin me gomat Continental

Një vit përpara 150-vjetorit, prodhuesi gjerman i gomave dhe furnitori lider në industrinë automobilistike “Continental” hodhi vështrimin pas në historinë e vet përmes punës së artistit njujorkez Julian Montague. Me punën e tij, lindi seria e artit “Original Equipment Heroes” dhe në zemër të vet është bashkëpunimi me prodhuesit e makinave, siç është për shembull “Porsche Albania”. Makinat nga portofoli i tyre përbëjnë 9 prej 24 imazheve artistike, ku më i fundit është prodhimi i ri i vitit 2020, Volkswagen ID.3. 


Përveç ID.3 me të cilin jemi përgatitur edhe për një të ardhme me makina elektrike, janë përfshirë legjendat si “Volkswagen T1” i vitit 1950, “Volkswagen Beetle” i vitit 1995, “Porsche 911” i vitit 1964, “Volkswagen Golf I” i vitit 1974, “Audi Quattro” i vitit 1980. Ato dalin në treg të pajisura fillimisht me goma “Continental”, që do të thotë se markat e makinave e kanë vendosur dhe vazhdojnë ta vendosin besimin e tyre te “Continental” për teknologjinë e gomave që plotëson novacionet e tyre automobilistike. 

Kontakti
press_contact_image_sidebar_luka_maselj
Luka Maselj

PR & Marketing communications B2C

Continental Adria pnevmatike d.o.o.
Zagrebška cesta 104
2000 Maribor
Slovenia

+386 24 50 34 48

+386 24 50 34 39