Kur për herë të parë e kapni timonin e një makine super sportive dhe ndieni forcat që drejtojnë gjakun nëpër vena dhe rrënqethin duart, do të mësoni sekretin e vozitjes sportive dhe rëndësinë e gomave të kualitetit të lartë.
Dëshironi t'i realizoni ëndërrat tuaja automobilistike? Black Chili Driving Experience ju ofron mundësinë jetësore, që t'i kaloni katër ditë të paharruara, në të cilat jo vetëm që do të kënaqeni me ngasjen e automobilëve sportiv nëpër rrugët panoramike të Provansës, mirëpo edhe do të relaksoheni në hotelet dhe restoranet e shkëlqyeshme të kësaj krahine.
Black Chili është »mëlmesa e fshehtë« e Continentalit: përzierja e cila mundëson që gomat të arrijnë rezultate më të mira dhe puthitje më të mirë. Me ndihmën e hulumtimeve të ndryshme, inovacioneve dhe zhvillimit afatgjatë përdorimi i saj i ka përmirësuar dukshëm aftësinë ngasëse dhe frenuese të gomave verore të performancës së lartë (UHP dhe uUHP) dhe njëkohësisht e ka zvogëluar rezistencën e rrotullimit, gjë që i ka bërë ato edhe më të qëndrueshme gjatë përdorimit të përditshëm.
Gati çdo i treti automobil i ri, i cili është prodhuar në Europë, është i pajisur me gomat Continental që nga fabrika. Duke e marrur parasysh se Continental nuk është vetëm prodhues i gomave, por gati 75% të biznesit të tij të plotë botëror e kryen si furnizues me pjesë të automobilëve, nuk befason fakti që shumica e të gjithë automobilëve të rinj janë të pajisur edhe me shumë produkte tjera të prodhuara nga Continental, si: sustat, sistemet e frenimit dhe sistemet tjera të sigurisë (ABS, ESP, AEB etj.), lidhjet dhe zgjidhjet tjera argëtuese-mediale si dhe gjëra të vogla e të parëndësishme, si gypat për larjen e llampave.
Gomat SportContact 6, PremiumContact 6, ContiSportContact 5P dhe ContiSportContact 5, të vendosura në automobilët të cilët do të keni rast t'i vozisni në ngjarjen Black Chili Driving Experience, janë posaqçërisht të mira për automobilët sportiv, automjetet fuoristradë dhe automjetet elektrike të kualitetit të lartë. Të gjitha automjetet të cilat janë pjesë e ngjarjes – Jaguar I-Pace, Ford Mustang, Porsche Boxster 718, Mercedes C43 AMG, Audi RS3 dhe BMW M240i –, janë origjinal të pajisura me gomat Continental, gjë që tregon, se janë krijuar në bashkëpunim të ngushtë me prodhuesin e automjeteve.
Për ta festuar rolin e vet udhëheqës në industrinë automobilistike dhe industrinë e gomave, Continental do t'i dërgojë më fatlumët në ndodhinë Black Chili Driving Experience. Ndër njëqind garuesit më të mirë në kuiz në secilin shtet pjesëmarrës do të zgjedhet fituesi, i cili do të mund ta marrë me vete edhe një person që dëshiron ai vet.
Për më shumë informata dhe për të marrur pjesë vizitoni www.blackchili.al
*Ngjarja do të datojë në tetor të këtij viti ose në pranverë të vitit 2021, gjatë organizimit do të rrespektohen të gjitha kufizimet shëndetësore dhe rekomandimet.
Të gjithë që do të zgjidhni kuizin në blackchili.al, do të merrni një përfitim të posaçëm, të cilin mund ta shkëmbeni me rastin e blerjes së gomave Continental në dyqanet e autorizuara.