Produkte për makinë / furgon / 4x4

stage_image

Qendra për media

Gomat Continental janë jashtëzakonisht të suksesshme në tregun e pajisjeve origjinale

25/06/2019

  • Prodhuesi gjerman i gomave parafabrikon një të tretën e të gjitha automjeteve të reja në Evropë
  • Nëntë nga dhjetë automjetet më të shitura në Evropë kanë goma të miratuara Continental 
  • Me gomat Continental janë të pajisura gjithashtu automjetet sportive, modelet prestigjioze dhe automjetet elektrike 

Continental është një nga furnizuesit më të mëdhenj të gomave për prodhuesit e automjeteve. Rreth një e treta e automjeteve të reja në Evropë kanë goma të montuara nga kompania gjermane me seli në Hanover. Për më tepër, kur flasim për automjetet më të shitura evropiane si VW Golf, Renault Clio dhe Ford Fiesta, prodhuesit miratuan montimin e gomave Continental në nëntë nga dhjetë modelet. Produktet e kompanisë janë gjithashtu të njohura te prodhuesit e automjeteve sportive dhe super sportive si Porsche, Maserati dhe AMG. Rolls Royce dhe Maybach përdorin goma Continental, dhe prodhuesit e automjeteve elektrike Audi, Tesla dhe Renault gjithashtu mbështeten në produktet e kësaj kompanie kur bëjnë kontakte me rrugën. Lista e blerësve të Continental nuk është e kufizuar vetëm te prodhuesit evropianë, pasi prodhuesit aziatikë, si për shembull Hyundai, janë gjithashtu shumë të kënaqur me zhvillimet në Gjermani.

Continental sapo ka marrë miratime shtesë për pajisje origjinale për gomat e veta nga prodhuesit kryesorë evropianë të automjeteve, duke përfshirë gomat verore dhe dimërore për modelet e-tron të Audi dhe modelet Q8/SQ8. BMW gjithashtu e ndoqi, duke montuar goma Continental në modelet e saj X7, X3M, X3 dhe Z4. Modelet e Rolls Royce Cullinan gjithashtu largohen nga fabrika me goma të zhvilluara nga departamenti i zhvillimit në Stöcken, qarku i Hanoverit, dhe tani e tutje Porsche mbështetet edhe në përvojën e ekspertëve të Continental kur ka nevojë për goma dimërore.

Arsyeja pse shumë prodhues kanë zgjedhur gomat Continental verore, dimërore dhe të gjithë vitit janë gama e jashtëzakonshme e njohurive dhe përvojës që inxhinierët te Continental kanë fituar në zhvillimin e gomave për pajisje origjinale. Si rezultat, produktet janë përshtatur me kërkesat e secilit prodhues automjetesh në mënyrë që ata gjithmonë të arrijnë karakteristikat shtesë të dëshiruara, të tilla si kontrolli i përsosur për Porsche ose M-BMW, rehatia maksimale edhe në shpejtësinë më të lartë për Rolls Royce dhe rezistenca shumë të ulët në rrotullim për automjetet elektrike. Një cikël i vetëm zhvillimi shpesh nuk është i mjaftueshëm. Në bashkëpunim me prodhuesit e automjeteve, prototipat zhvillohen dhe testohen derisa një gomë me porosi të jetë plotësisht në përputhje me pritshmëritë. Gomat e tilla kanë etiketa të veçanta për t’u siguruar që të montohen në automjetin e duhur. Për shembull, etiketa „MO“  do të thotë goma për Mercedes, ndërsa produktet për BMW shënohen me një yll (*).

Arsyeja e këtij bashkëpunimi biznesi jashtëzakonisht të suksesshëm me prodhuesit e automjeteve është përvoja e gjatë e fituar nga inxhinierët e Continental dhe përfshirja e punonjësve nga shtyllat e tjera të biznesit të kompanisë. Bashkëpunimi me ekspertë për sistemin e frenimit dhe shasive nga shtyllat e biznesit Chassis and Safety (shasi dhe siguri) siguron sinergjinë që nuk mund ta ofrojë ndonjë prodhues tjetër gomash. Në të njëjtën kohë zhvillimi i produktit për pajisjet origjinale i ndihmon inxhinierët paraprakisht të njohin tendencat e reja në industri dhe t’i përshtaten atyre. Kjo, megjithatë, është një situatë në të cilën ne të gjithë fitojmë, dhe në të njëjtën kohë do të thotë blerës të kënaqur për biznesin e gomave; përvoja tregon se kur porositin goma të reja, pronarët e automjeteve zakonisht blejnë të njëjtin model me të cilin automjeti i tyre ishte pajisur në dorëzim.

Kontakti
press_contact_image_sidebar_luka_maselj
Luka Maselj

PR & Marketing communications B2C

Continental Adria pnevmatike d.o.o.
Zagrebška cesta 104
2000 Maribor
Slovenia

+386 24 50 34 48

+386 24 50 34 39