ContiRe.Tex zëvendëson tërësisht poliesterin konvencional të përdorur normalisht në ndërtimin e shtresave të gomave dhe është po aq rezistent sa gomat e prodhuara në mënyrë konvencionale. Fijet tekstile të integruara në goma janë projektuar për të përthithur forcat e presionit të brendshëm dhe për të ruajtur stabilitetin e përmasave edhe nën ngarkesa të rënda dhe temperatura të larta.
ContiRe.Tex e ka provuar me sukses performancën e saj me gomën për gara Continental CrossContact Extreme E nën kushte ekstreme në sezonin e dytë të Extreme E Racing. Sezoni ka nisur në shkurt 2022 dhe do të vazhdojë gjatë gjithë vitit. Për më tej, automjetet mbështetëse për xhiron e sivjetme çiklistike, Tour de France, për herë të parë do të jenë të pajisura me goma që përfshijnë teknologjinë ContiRe.Tex. Gomat ContiRe.Tex mund të dallohen nga gomat e tjera pa ContiRe.Tex nga simboli i posaçëm i shtypur në koperton që deklaron: “Contains Recycled Material (Përmban material të ricikluar).”