Produkte për makinë / furgon / 4x4

stage_image

Qendra për media

Continental përsëri në krye të rezultateve të testit të gomave dimërore

08/10/2018
WinterContact™ TS 860

Continental përsëri në krye të rezultateve të testit të gomave dimërore

  • Që prej vitit 2016 kur mori pjesë për herë të parë në testim, goma Continental WinterContact TS 860 vazhdon të lëvdohet për performancën e saj të përgjithshme në një sërë testesh të pavarura të gomave më të vlerësuara, duke përfshirë testin e gomave dimërore të organizatës ADAC.


Testet e pavarura ku testohet performanca, cilësia, siguria dhe dëshirueshmëria e gomave u japin entuziastëve të automjeteve njohuri të thelluara për t'i ndihmuar në marrjen e vendimeve në lidhje me blerjen e gomave të reja dimërore.

Goma TS 860, ndër të tjera, fitoi vendin e parë në testet e mëposhtme: ADAC, ÖAMTC, TCS, AMZS dhe HAK (klubet e automobilave nga Gjermania, Austria, Zvicra, Sllovenia dhe Kroacia), ACE (Automobile Club Europa), GTÜ (organizata më e madhe e njohur zyrtarisht për kontrollin teknik të automjeteve në Gjermani, e cila bashkon kontraktorët e pavarur të kontrollit teknik të automjeteve),Auto motor und sport (revista gjermane me ekskluzivitete në të gjithë Evropën), Auto Express (revista britanike) dhe shumë të tjerë. Kjo është në përputhje me rezultatet e viteve të kaluara, kur kjo gomë u rendit në vendin e parë në testim. Goma ishte fituese e testit në të gjitha dimensionet në të cilat u testua.

"Gomë bindëse e gjithanshme me performancë të mirë në dimër", "Kontroll shumë i saktë dhe manovrim dinamik në rrugët me borë", "Më e mira në drejtimin në borë, frenimin në lagështi dhe manovrimin në të thatë", "Performancë e jashtëzakonshme në lagështi" dhe "Tejet e përshtatshme për automjetet me servotimon elektrik"; këto janë vetëm disa vëzhgime në lidhje me testimin e kësaj gome.

Këto karakteristika që e bëjnë gomën fituese të testit janë mundësuar nga kombinimi kryesor i përzierjes së kauçukut për faqen shkelëse në treg dhe modeleve të reja të profilit të gomave. Përzierja e kauçukut Cool Chili ka një përmbajtje të lartë silici që, për shkak të vetive të veçanta të lagështimit, shkurton distancën e frenimit në rrugët e lagështa. Të reja janë gjithashtu rrëshirat e veçanta me performancë të lartë, duke ruajtur fleksibilitetin e përbërjes së kauçukut edhe në temperatura të ulëta dimri, gjë që siguron distancë më të shkurtër frenimi në sipërfaqe dimërore të ndryshme.

Sistemi i kullimit të ujit Liquid Layer Drainage, në të cilin bëhet një kanal shtesë kullimi në bllokun e profilit, lejon kullim më të shpejtë të ujit sesa më parë, duke shkurtuar kështu ndjeshëm distancën e frenimit në rrugën me akull. Në profilin e drejtuar në formë shigjete ose shkronje V është integruar teknologjia SnowCurve me strukturë tredimensionale të murit të kanaleve për kapje të veçantë. Kanali shtesë në murin e bllokut të profileve përmirëson ngjitjen e borës në sipërfaqe me borë, të ngjeshur në kanale, duke siguruar kështu kapje më të mirë në rrugët me borë.

Në pjesën tonë të Evropës, dimrat janë kryesisht të ftohtë dhe të lagësht, ka shumë ditë me shi dhe bora është e paparashikueshme. Në dimër, të paktën një e katërta e të gjitha aksidenteve rrugore që përfshijnë dëmtim trupor ndodhin për shkak të rrugëve të rrëshqitshme dhe me akull, prandaj është me shumë rëndësi që siguria në rrugë të merret shumë seriozisht. Continental gjithashtu përpiqet për rrugë më të sigurta me strategjinë e saj të korporatës Vizioni zero. Continental, prodhuesi i vetëm i gomave me njohuri të gjera të automobilave, duke filluar me pedalin e frenave dhe duke u shtrirë në kontaktin e domosdoshëm me tokën, në kornizë të kësaj strategjie, ka vendosur qëllim të zvogëlojë numrin e viktimave, lëndimeve trupore dhe aksidenteve të trafikut rrugor përmes novacionit dhe përmirësimeve teknologjike.

Goma WinterContact TS 860 është në dispozicion në shumë përmasa deri në madhësitë 17 inç, por Continental gjithashtu ofron dy goma të veçanta dimërore për automjete më të mëdha dhe më sportive. Njëlloj si goma TS 860, edhe WinterContact TS 850 P (në anglisht "performancë", kapacitet) dhe WinterContact TS 860 S e paraqitur së fundmi (në anglisht "sport", sport) variojnë të gjitha në madhësitë deri në 22 inç.

Kontakti
press_contact_image_sidebar_luka_maselj
Luka Maselj

PR & Marketing communications B2C

Continental Adria pnevmatike d.o.o.
Zagrebška cesta 104
2000 Maribor
Slovenia

+386 24 50 34 48

+386 24 50 34 39