Në testimin e tyre të publikuar sot, klubet automobilistike gjermane, austriake dhe zvicerane “ADAC“, “ÖAMTC“ dhe “TCS“ – testojnë gomat verore 225/40 R 18 dhe 235/55 R 17 (www.adac.de, www.oeamtc.at, www.tcs.ch). Mes gjashtëmbëdhjetë gomave të testuara 18 inç për modele të klasit kompakt dhe të mesëm, “PremiumContact 6” doli në krye, duke marrë vendin e parë me një gomë konkurrente. Mes modeleve 17 inç për SUV-e të klasit të mesëm, furgonë të tillë si “VW Transporter” dhe limuzina më të mëdha, “EcoContact 6” u vlerësua si "e kënaqshme" (ADAC) dhe "e rekomanduar" (ÖAMTC / TCS). Klubet automobilistike përdorën një “VW Golf GTI” si automjet testimi për goma më të mëdha dhe një “Ford Kuga” për gomat e SUV-eve.
Në vlerësimin e tyre të “PremiumContact 6”, klubet theksuan kryesisht performancën e saj shumë të mirë në rrugë të lagura. Ata arritën në përfundimin "Nota maksimale në rrugë të lagur (mbi të gjitha për frenimin dhe manovrimin". Ndërkohë, mes 12 gomave nga prodhues të ndryshëm, “EcoContact 6” u vlerësua me "nota maksimale për konsumin e karburantit dhe konsumimin" dhe u vlerësua "shumë e mirë edhe në rrugë të thata".
Gomat 18 inç në testim janë të përshtatshme për makinat nga klasi kompakt, si “VW Golf”, deri te modelet e klasit të mesëm si “BMW 3-Series” ose “Mercedes C-Class”. Gomat 17 inç u përshtaten SUV-eve të klasit të mesëm si “Ford Kuga” ose “VW T6 Transporter”, ndërsa edhe limuzinat e mëdha si “Mercedes S-Class” ose “Audi A7” janë të pajisura gjithashtu me këtë madhësi gome.