stage_image

Qendra për media

Gomat dimërore Continental vlerësohen të parat nga ADAC, ÖAMTC dhe TCS

27/09/2022
220930-PR-Continental-Auto Express Winter (1) Kopie (1)
  • WinterContact TS 870 e para në testime në të gjitha përmasat
  • Klubet automobilistike vlerësojnë balancën, efikasitetin dhe konsumimin
  • Testimet në gomat 185/65 R 15 dhe 215/60 R 16

Hanovër, 27 shtator 2022. Goma Continental WinterContact TS 870 fiton vendin e parë në të gjitha madhësitë e testuara në testet e gomave dimërore të publikuara sot nga klubet më të mëdha automobilistike në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Touring Club Switzerland (TCS) i jep vlerësimin “shumë e rekomandueshme” në të dyja përmasat, ndërsa ADAC gjermane dhe Klubi Austriak i Automobilave, Motoçikletave dhe Turneve (OAMTC) e vlerëson me 2.1 (215/60 R 16) dhe 2.2 (185/65 R 15).

TCS në veçanti vlerësoi balancën e saj. WinterContact TS 870 pati performancë bindëse në rrugë të thata dhe të lagura, por gjithashtu tregoi pikat e veta të forta në borë dhe akull - me efikasitet të mirë në energji dhe konsumim të ulët. ADAC dhe ÖAMTC arritën në rezultate të ngjashme dhe theksuan sigurinë në kushte dimërore dhe balancën në të gjitha sipërfaqet.

220930-PR-Continental-Auto Express Winter (5) Kopie

Testimet e përvitshme nga tre klubet automobilistike konsiderohen si standardi për gamën aktuale të gomave dimërore në këtë industri. Këtë vit, klubet ekzaminuan një total prej 33 modelesh gomash në madhësitë 185/65 R 15, një përmasë e njohur për makinat e vogla dhe 215/60 R 16 për klasin kompakt (SUV). WinterContact TS 870 ka dalë tashmë e para në testime nga revista e makinave Auto Express (UK): “Continental është sinonim i sigurisë në verë e dimër. Fitorja në testime në klubet më të mëdha automobilistike vërteton nivelin tonë premium dhe vlerëson përpjekjet e ekipit tonë të zhvillimit”, thotë Andreas Schlenke, zhvillues i gomave pranë Continental.


Ekspertët e Continental e kanë riprojektuar WinterContact TS 870 nga fillimi. Për këtë qëllim, u zhvillua një dizajn, ndërtim dhe përbërje e re e faqes shkelëse. Si rezultat, WinterContact TS 870 ofron distancë më të shkurtër në frenim prej tre përqind në akull dhe manovrim më të mirë në borë prej pesë përqind krahasuar me versionin e mëparshëm. Në të njëjtën kohë, kilometrat e përshkuara janë rritur me dhjetë përqind dhe mbërthimi në borë është përmirësuar.

Kontakti
press_contact_image_sidebar_luka_maselj
Luka Maselj

PR & Marketing communications B2C

Continental Adria pnevmatike d.o.o.
Zagrebška cesta 104
2000 Maribor
Slovenia

+386 24 50 34 48

+386 24 50 34 39