stage_image

Qendra për media

"Continental" është "Prodhuesi i vitit i gomave" 2022

20/05/2022


  • "Continental" fiton çmimin "Prodhuesi i vitit i gomave" për angazhimin e tij të vazhdueshëm ndaj novacioneve të projektuara për të përmirësuar teknologjinë dhe qëndrueshmërinë e produkteve
  • Çmimet ndërkombëtare të teknologjive të gomave për novacion dhe ekselencë u prezantuan gjatë ekspozitës së teknologjive të gomave në Hanover 

Hanover, Gjermani, 20 maj 2022. "Continental" është vlerësuar me çmimin "Prodhuesi i vitit i gomave" nga revista ndërkombëtare e tregtisë "Tyre Technology International" (TTI). Çmimet TTI për novacion dhe ekselencë konsiderohen si çmimet më të rëndësishme në industri dhe vlerësojnë zhvillimet dhe përparimet më të fundit në teknologjitë e gomave nga mbarë bota. Kriteret e këtij viti për përzgjedhjet u fokusuan përsëri në novacioneve teknologjike për të përmirësuar më tej sigurinë dhe qëndrueshmërinë e produkteve – dhe çmimet u përcaktuan nga një juri ndërkombëtare me mbi 20 gazetarë dhe ekspertë lider nga industria e gomave.

Bernd Korte, zëvendëspresident i Zhvillimit dhe Industrializimit të Platformës në "Continental Tires"


Duke komentuar fituesin e çmimit, Matt Ross, kryeredaktori i "Tire Technology International", tha: Çmimi "Prodhuesi i vitit i gomave" është historikisht një kategori me konkurrencë të ashpër. Është një kënaqësi e vërtetë të shohësh që "Continental" e merr këtë çmim për herë të tretë, veçanërisht në vendin e tyre. Jurisë i la mbresa numri i arritjeve të kompanisë gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë "ContiRe.Tex", gomën e gjeneratës së dytë "Extreme E", një gamë e gjerë bashkëpunimesh kërkimore dhe goma "Conti GreenConcept" – për të përmendur vetëm disa nga arritjet e tyre. Angazhimi i "Continental" në novacion dhe qëndrueshmëri e bën atë një fitues shumë të denjë."


Bernd Korte, zëvendëspresident i Zhvillimit dhe Industrializimit të Platformës në "Continental Tires", ishte aty për të pranuar çmimin dhe tha: "Jemi shumë të nderuar që marrim çmimin 'Prodhuesi i vitit i gomave' të këtij viti. Na motivon të vazhdojmë në rrugën që kemi zgjedhur - të investojmë vazhdimisht në zhvillimin e gomave tona dhe të japim një kontribut të konsiderueshëm për lëvizshmëri të sigurt, kosto efikase dhe ekologjike."


Viti 2022 shënon herën e tretë që "Continental" fiton çmimin prestigjioz "Prodhuesi i vitit i gomave" në tetë vitet e fundit – duke demonstruar përkushtimin e saj të veçantë në novacionin teknologjik lider në treg, që në zemër ka sigurinë dhe qëndrueshmërinë. Prodhuesi i gomave premium ka demonstruar së fundi forcën e tij novatore duke prezantuar teknologjinë "ContiRe.Tex". Teknologjia e zhvilluar posaçërisht për qëndrueshmëri më të madhe u bë e gatshme për prodhim në vetëm pak
muaj. Ajo i mundëson kompanisë të zëvendësojë plotësisht fijet e zakonshme të poliesterit në karkasën e gomave me fije të ricikluara të përfituara nga shishet e ripërpunuara prej PET. Teknologjia është shumë më efikase se metodat e tjera standarde për përpunimin e shisheve PET në fije poliesteri me performancë të lartë. Shishet që përdoren për teknologjinë vijnë ekskluzivisht nga rajone pa cikël të mbyllur riciklimi. Teknologjia "ContiRe.Tex" e çon "Continental" një hap më tej drejt të qenit kompania më progresive e gomave për sa i përket përgjegjësisë mjedisore dhe sociale.

Kontakti
press_contact_image_sidebar_luka_maselj
Luka Maselj

PR & Marketing communications B2C

Continental Adria pnevmatike d.o.o.
Zagrebška cesta 104
2000 Maribor
Slovenia

+386 24 50 34 48

+386 24 50 34 39