Produkte për makinë / furgon / 4x4

stage_image

Qendra për media

Continental mundëson përdorimin e shisheve të ricikluara PET në prodhimin e gomave, duke filluar nga viti 2022

03/08/2021
Dr Andreas Topp

Dr. Andreas Topp, Drejtori i Materialeve, Zhvillimit të Procesit dhe Industrializimit në fushën e biznesit të gomave në Continental.

  • Teknologjia për riciklimin e shisheve PET për ndërtimin e gomave është zhvilluar në bashkëpunim me specialistin e fibrave OTIZ, Oriental Industries (Suzhou) Ltd.
  • Ripërpunimi për kërkesat e larta mekanike në ndërtimin e gomave kryhet pa hapa të ndërmjetëm kimikë. Lënda e parë dytësore ka të njëjtën cilësi të lartë me PET të pastër
  • Ekonomia qarkulluese është një pjesë themelore e strategjisë së Continental për qëndrueshmëri


Hanover, Gjermani, 3 gusht 2021. Continental mundëson përdorimin e poliesterit të ripërpunuar, të përftuar nga shishet plastike të ricikluara për prodhimin e gomave të saj, duke filluar nga viti 2022. Kjo fije e re e qëndrueshme poliesteri do të përftohet nga shishet prej tereftalat polietileni (PET) nëpërmjet një procesi mekanik dhe do të përdoret në ndërtimin e skeletit të gomës. Kjo mund ta zëvendësojë plotësisht poliesterin e zakonshëm. Së bashku me partnerin e bashkëpunimit dhe furnizuesin OTIZ, një specialist fibrash dhe prodhues tekstilesh, prodhuesi i gomave premium ka zhvilluar një teknologji të veçantë për riciklimin e shisheve PET pa hapa të ndërmjetëm kimikë, që më parë kanë qenë të nevojshëm dhe për ta bërë fijen e poliesterit funksionale për kërkesat e larta mekanike të gomës. Në kuadër të të ashtuquajturit ripërdorim krijues, një shishe PET shndërrohet në një material PET me performancë të lartë.

"Duke filluar që nga viti 2022, ne do të mund të përdorim materialin e përftuar nga shishet PET të ricikluara për prodhimin e gomave. Në procesin tonë novator të riciklimit, fibrat tirren nga materiali i ricikluar PET pa qenë nevoja që materiali të ndahet paraprakisht në përbërësit e tij", - shprehet Dr. Andreas Topp, përgjegjës për materialet, zhvillimin e procesit dhe industrializimin në fushën e biznesit të gomave të Continental. Ai shton: "Që në shfaqjen IAA MOBILITY të këtij viti në Mynih, ne do të prezantojmë një gomë konceptuale tejet novatore me fije poliesteri nga shishet e ricikluara PET. Me përdorimin e fijeve të ricikluara prej poliesteri, ne po hedhim një hap tjetër të rëndësishëm në drejtim të ekonomisë qarkulluese me produkt vektorial".

Tire Production_recycled PET bottles

Continental po mundëson përdorimin e shisheve të ricikluara PET në prodhimin e gomave të tij, duke filluar nga viti 2022.

Dr Derren Huang

Dr. Derren Huang, Drejtor i Kërkimit dhe Zhvillimit në OTIZ.

Në kuadër të procesit të riciklimit, shishet fillimisht renditen, u hiqen kapakët dhe në fund pastrohen mekanikisht. Pas copëtimit mekanik, ato shkrihen dhe grimcohen; kjo pasohet nga një polimerizim në gjendje të ngurtë dhe nga një proces i modifikuar centrifugimi. "Procesi ynë i modifikuar i prodhimit na mundëson marrjen e fijes së poliesterit për ndërtimin e gomave nga shishet PET pa ndonjë proces polimerizimi nga monomeret", - shpjegon Dr. Derren Huang, Drejtori i Kërkimit dhe Zhvillimit në OTIZ.

Testet laboratorike dhe të gomave të kryera nga Continental kanë treguar se fibrat me lëndë të parë dytësore funksionojnë po aq mirë sa fibrat e përdorura deri më sot. Ato kanë të njëjtën cilësi si PET i pastër, janë po aq të qëndrueshme dhe janë në veçanti të përshtatshme për gomat për shkak të rezistencës, fortësisë dhe qëndrueshmërisë termike.

PET i zakonshëm është përdorur për një kohë të gjatë si një material në ndërtimin e gomave të makinave, pasi ruan formën edhe nën ngarkesa e temperatura të larta, duke garantuar kështu siguri në të gjitha shpejtësitë e drejtimit të automjetit. Përdorimi i PET të ricikluar ruan burimet e vlefshme në ndërtimin e gomave: në ditët e sotme, një gomë e zakonshme e një makine pasagjeri përbëhet nga rreth 400 gramë fije poliesteri. Kjo do të thotë se, në të ardhmen mund të përdoren më shumë se 60 shishe të ricikluara PET për një komplet të plotë gomash automjeti.

© OTIZ, Oriental Industries (Suzhou) Ltd. OTIZ, Oriental Industries (Suzhou) Ltd

Testet laboratorike dhe të gomave të kryera nga Continental kanë treguar se fibrat me lëndë të parë dytësore funksionojnë njësojë si fibrat e përdorura deri më sot. © OTIZ, Oriental Industries (Suzhou) Ltd.

Claus Petschick

Claus Petschick, Drejtor i Qëndrueshmërisë në Sektorin e Gomave.

Ekonomia qarkulluese është një pjesë themelore e strategjisë së Continental për qëndrueshmëri

Riciklimi po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në dizajnin, zhvillimin dhe prodhimin e gomave premium. Maksimumi deri në vitin 2050, Continental synon të përdorë me sukses 100 përqind materiale të prodhuara në mënyrë të qëndrueshme në gomat e tij. Me përdorimin e PET të ricikluar, prodhuesi i gomave ja del me sukses të ndërmarrë një hap më tej drejt ekonomisë qarkulluese.

"Për ne, mbetjet janë materialet e prodhimit të së nesërmes, pasi ne shohim modelin e të ardhmes në ekonominë qarkulluese. Angazhimi i Continental për të formësuar dhe për të nxitur në mënyrë aktive këtë transformim na ofron një avantazh për biznesin tonë të ardhshëm dhe rrjedhimisht për punën tonë të suksesshme në të ardhmen", - thotë Claus Petschick, Drejtori i Qëndrueshmërisë në fushën e biznesit të gomave të Continental. "Ambicia jonë është e qartë: Maksimumi deri në vitin 2050, ne dëshirojmë t'i mbyllim përfundimisht ciklet tona të produkteve dhe të burimeve së bashku me partnerët dhe furnizuesit tanë".

Kontakti
press_contact_image_sidebar_luka_maselj
Luka Maselj

PR & Marketing communications B2C

Continental Adria pnevmatike d.o.o.
Zagrebška cesta 104
2000 Maribor
Slovenia

+386 24 50 34 48

+386 24 50 34 39