Produkte për makinë / furgon / 4x4

stage_image

Qendra për media

Partneri kryesor i Tour de France 2019 është optimist: Continental po u kërkon përdoruesve të rrugës të jenë më dinjitozë me njëri-tjetrin

22/05/2019

  • Christian Kötz, anëtari i ri i komitetit ekzekutiv përgjegjës për shtyllën e biznesit të gomave, thotë: "Continental promovon drejtim të sigurt si me dy ashtu dhe me katër rrota".
  • Goma e parë e biçikletave nga kauçuku i luleradhiqes në prodhim është vetëm koha e duhur për të garuar në Francë
  • Këtë vit, gomat e garave Continental do të përdorin gjashtë ekipe për të garuar

Continental dhe A.S.O., organizatori i garës Tour de France, presin me optimizëm ngjarjen e këtij viti. Christian Kötz, anëtar i bordit ekzekutiv të Continental AG dhe kreu i shtyllës së biznesit të gomave, i cili mbajti një fjalim gjatë një vizite në fabrikën e gomave të Continental në Korbach, Gjermani, dhe Christian Prudhomme, drejtori i garës Tour de France, theksuan rëndësinë e këtij partneriteti për garën e çiklizmit që është padyshim më e vështira dhe më e njohura në botë. "Tour de France na ofron një platformë të mirë me të cilën mund të prezantohemi si një nga prodhuesit teknikisht më me përvojë të gomave të biçikletave në botë," tha Kötz. "Ne kemi një eksperiencë shumëvjeçare në prodhimin e gomave garuese për Tour de France dhe një traditë të gjatë furnizimi të ekipeve me gomat tona. Gara gjithashtu na ndihmon të ndërtojmë një urë lidhëse midis çiklistëve dhe shoferëve dhe të nxjerrim në pah përkushtimin tonë ndaj "Vizionit zero" që përpiqet për një botë pa vdekje, pa lëndime dhe sigurisht pa aksidente rrugore në rrugët tona. Në Tour do t'u kërkojmë çiklistëve dhe shoferëve që të jenë më dinjitozë me njëri-tjetrin dhe në të njëjtën kohë të vendosim në qendër të vëmendjes fushatën tonë "Stay Wider of the Rider". Prudhomme, megjithatë, tha në fjalën e tij: "Siguria e çiklistëve dhe automjeteve në pistën e garës është përparësia jonë. Për Continental, qëllimi kryesor është cilësia e produktit dhe është e qartë se gomat e mira përmirësojnë sigurinë. Ne jemi krenarë për këtë partneritet, i cili do të sjellë njohuri teknike tejet të pasura në garën Tour de France." 

Conti 190521 1241_01_30 web

(nga e majta në të djathtë): Christian Prudhomme, drejtor i Tour de France, Oscar Pereiro, fituesi i garës në Francë në 2006, Christian Kötz, kreu i sektorit të biznesit të gomave në Continental, Thomas Falk, kreu i biznesit të njësisë Two Wheel

Në kontekstin e çiklizmit dhe garave të çiklizmit, në të gjithë garën Tour de France Continental do të përpiqet në mënyrë të përshtatshme të forcojë ndërgjegjësimin për qëndrueshmërinë, e cila është një nga qëllimet e kësaj shoqërie ekonomike. Për këtë qëllim, kompania gjithashtu do të përfaqësojë serinë e saj të parë të gomave të biçikletave të prodhuara nga kauçuku i luleradhiqes. Urban Taraxagum është një gomë e gjithanshme për biçikleta sportive dhe garash në përmasat e preferuara 35-622. Këtë vit, Continental do të prodhojë serinë e parë të kufizuar të këtyre gomave. Kauçuku nxirret në Laboratorin e Kërkimeve të Continental në Anklam, i cili u hap dhjetorin e kaluar. Atje, prodhuesi i gomave kryen testime të mëtejshme në fushën e prodhimit dhe përpunimit të luleradhiqes, si një alternativë për prodhimin e kauçukut nga kauçuku tropikal. Kjo do të vlejë gjithashtu për përzierjen e llastikut, i cili është i njohur me emrin Black Chili dhe fillimisht ishte zhvilluar për automjete të njëanshme, por tani përdoret edhe në prodhimin e gomave të automjeteve me performancë të lartë. "Urban Taraxagum me një amortizues të integruar Vectran është një gomë e rehatshme sportive që ka sjellë një pikë kthese në metodat e vendosura të prodhimit të gomave," tha Thomas Falke, kreu i Njësisë së Biznesit TwoWheel në Continental. "Ne kemi zhvilluar dhe prodhuar gomën në qendrën tonë të kërkim-zhvillimit në Korbach. Ne kemi qenë prodhuesi i vetëm i gomave të biçikletave, të cilat janë "të punuara me dorë në Gjermani";  me këtë përzierje të re llastikut ne shkojmë një hap më tej në aktivitete që i kryejmë në Gjermani, pasi kauçuku Taraxagum rritet në Anklamu në verilindje të Gjermanisë." Goma Urban Taraxagum është në dispozicion në seri të kufizuar në vitin 2019.

Këtë vit, gjashtë ekipe të World Tour - Ineos, FDJ, Movistar, Bahrain-Merida, Katusha-Alpecin dhe Sunweb - do të garojnë me gomat e garave Competition Pro LTD të markës Continental. Automjetet zyrtare të Turit do të pajisen gjithashtu nga Continental me gomat e fundit të automjeteve, PremiumContact 6, të cilat janë prodhuar në Francë në komunën e Sarreguemines.

Continental do të gëzojë një ekspozim më të madh gjatë gjithë garës si një nga pesë partnerët kryesorë të ngjarjes. Logoja e Continental do të varet mbi vijën e finishit dhe e stampuar në "harkun triumfal" të kuq (flamme rouge) një kilometër përpara vijës së finishit. Pas çdo faze do të jetë një përfaqësues i Continental që do t'i dorëzojë trofeun fituesit të etapës në podium.

Kontakti
press_contact_image_sidebar_luka_maselj
Luka Maselj

PR & Marketing communications B2C

Continental Adria pnevmatike d.o.o.
Zagrebška cesta 104
2000 Maribor
Slovenia

+386 24 50 34 48

+386 24 50 34 39