Produkte për makinë / furgon / 4x4

Cool_Chili_page_banner

Dhurata unike për të gjithë blerësit

Blini 4 goma dimërore “Continental”, bëhuni vetë një Hero

Të gjithë ata që blejnë një set me goma të reja dimërore të markës “Continental” te distributorët e përzgjedhur të “Porsche Albania” do të marrin një çantë me përmbajtje të veçantë, që lidhet me fushatën.

Fushata fillon më 26.10.2020 dhe është e vlefshme deri në përfundim të stokut.

clanek_2

Legjendat lëvizin me gomat Continental

Një vit përpara 150-vjetorit, prodhuesi gjerman i gomave dhe furnitori lider në industrinë automobilistike “Continental” hodhi vështrimin pas në historinë e vet përmes punës së artistit njujorkez Julian Montague. Me punën e tij, lindi seria e artit “Original Equipment Heroes” dhe në zemër të vet është bashkëpunimi me prodhuesit e makinave, siç është për shembull “Porsche Albania”. Makinat nga portofoli i tyre përbëjnë 9 prej 24 imazheve artistike, ku më i fundit është prodhimi i ri i vitit 2020, Volkswagen ID.3. 


Përveç ID.3 me të cilin jemi përgatitur edhe për një të ardhme me makina elektrike, janë përfshirë legjendat si “Volkswagen T1” i vitit 1950, “Volkswagen Beetle” i vitit 1995, “Porsche 911” i vitit 1964, “Volkswagen Golf I” i vitit 1974, “Audi Quattro” i vitit 1980. Ato dalin në treg të pajisura fillimisht me goma “Continental”, që do të thotë se markat e makinave e kanë vendosur dhe vazhdojnë ta vendosin besimin e tyre te “Continental” për teknologjinë e gomave që plotëson novacionet e tyre automobilistike. 

Lokalizuesi i distributorëve