Produkte për makinë / furgon / 4x4

stage_image1_lg

Vision Zero

Vision Zero

Si Continental po riprojekton të ardhmen e drejtimit të përditshëm.

 Continental është tashmë për më shumë se 140 vjet një pionier në fushën e sigurisë së transportit rrugor. Sot, kompania ka përmirësuar më tej orientimin e saj: me projektin Vision Zero ose "Vizioni zero".


Nisja

Nga më të mirët në performancën e frenimit deri në zero viktima, zero dëmtime dhe zero aksidente në rrugë.

Continental, një nga ekspertët më të mëdhenj të sigurisë në botë, i ka vendosur vetes një qëllim ambicioz për tre faza të njëpasnjëshme: nga më të mirët në performancën e frenimit deri në zero viktima, zero dëmtime dhe zero aksidente në rrugë.  Dhe kjo për një arsye. Vetëm Continental e njeh procesin e plotë të frenimit - nga pedali i frenave deri te goma.

Siguria e transportit rrugor fillon aty ku gomat prekin tokën. Continental, i cili shquhet për njohuritë e tij të jashtëzakonshme dhe të gjera në fushën e gomave, përmirëson sigurinë e transportit rrugor për më shumë se njëqind vjet. Prandaj, ne dëshirojmë të edukojmë sa më shumë shoferë që të jetë e mundur për efektet pozitive të sigurisë së gomave të avancuara teknologjikisht me presionin e duhur të ajrit të ngarkuar dhe thellësinë e duhur të profilit.

Përveç gomave novatore, grupi Continental Automotive ka zhvilluar gjithashtu një pikë kthese në teknologji që gjendet në shumicën e automobilave modernë sot: sistemet e parandalimit të bllokimit të rrotave ABS, të kontrollit të stabilitetit elektronik ESC dhe të ndihmës në rast frenimi emergjent EBA, nëse përmendim disa. Ky është vetëm fillimi. Automobilat inteligjentë janë në rritje, kështu që tani mundësitë për të arritur qëllimin e programit Vision Zero janë më mira se kurrë më parë.

Në Continental, ne jemi krenarë të ofrojmë njohuri gjithëpërfshirëse të fushës së teknologjive kryesore për më shumë siguri në rrugë, të cilat do të shtrojnë rrugën drejt qëllimit tonë - Vision Zero.