Përbërje llastiku për vrapuesit
Frymëzuar nga teknologjia e prodhimit të gomave. Në bashkëpunim me kompaninë Continental, prodhuesin e lartë të gomave, adidas pajis vrapuesit e klasit botëror me teknologjinë që deri më tani është përdorur në goma me performancë të lartë. Efekti është unik. Nga performanca optimale e frenimit të gomave deri te kapja më e mirë në këpucët e vrapimit.
Teknologji prodhimi gomash për t'ju dhënë përshpejtim shtesë
Luftoni në çdo stinë dhe në sipërfaqe të lagësht apo të thata - Continental ju ofron kapjen që ju nevojitet.
Kapje shumë e konsiderueshme
Këpucët adidas adizero BOOST me teknologjinë Continental do të kenë më shumë kapje sesa këpucët e vrapimit të konkurrentëve.
Performancë e pakrahasueshme
Nga 2011 e tutje vrapuesit vendosin një rekord të ri botëror çdo vit në maratonën e vrapimit me këpucë adidas adizero me shollë nga Continental Traction Compound.
Njohuri e pasur e prodhuesit të gomave Continental
Ne e dimë se çfarë po bëjmë, sepse jemi në industrinë e prodhimit të gomave për një kohë të gjatë: më shumë se 140 vjet teknologji prodhimi të gomave kanë çuar në aderimin në një nivel krejt të ri.
Kampionët e botës dhe fituesit e testeve
Vit pas viti, gomat e Continental kanë fituar vendet e para në testet e ndryshme në të gjithë botën. Ne dimë se si të arrijmë një kapje maksimale - madje edhe në sipërfaqe të lagështa, të akullta dhe me borë. Kjo është arsyeja pse kujdesemi për sigurinë tuaj në rrugë, si në automobil ashtu edhe në vrapim. Ne kemi më shumë se 140 vjet përvojë me zhvillimin e gomave, kështu që ju mund të mbështeteni te ne, ashtu si vrapuesit kryesorë mbështeten te ne, ndër të tjera Dennis Kimetto, Patrick Makau dhe Wilson Kipsang. Të gjithë kanë arritur rekorde botërore në maratonën e vrapimit me teknologjinë Continental.