Produkte për makinë / furgon / 4x4

stage_image1_lg

Kompani afariste

Goma për automjete vetjake dhe kamionë të lehtë

Goma për automjete vetjake dhe kamionë të lehtë

article_66w_image1

Continental është një nga prodhuesit kryesorë të gomave të automobilave vetjakë dhe kamionëve të lehtë në Evropë dhe prodhuesi i katërt më i madh i gomave të automobilave vetjakë në tregun e pajisjeve të fabrikës dhe pajisjeve për instalim të mëvonshëm. Continental u themelua në Hanover në Gjermani në vitin 1871 dhe sot është një nga furnizuesit kryesorë të industrisë së automobilave në botë. Ne kemi më shumë se 200 000 punonjës të kualifikuar në 310 vende në 51 shtete të ndryshme. Ne kujdesemi për avancimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë së automobilave. Me produktet dhe shërbimet tona ne kontribuojmë për një lëvizshmëri të sigurt, ekonomike dhe ekologjikisht efikase.

Sektori i gomave për automobilat vetjakë dhe kamionët e lehtë përfshin markat tregtare Continental, Uniroyal, Semperit, Barum, General Tire, Viking, Gislaved, Mabor dhe Sportiva. Continental, marka jonë prestigjioze, gëzon një pozitë udhëheqëse në degët e pajisjeve të fabrikës dhe pajisjeve të instalimit të mëvonshëm. 

Continental është një markë tradicionale me njohuri dhe përvojë të gjerë, gjë që e bën Continental një nga prodhuesit e gomave të klasit të parë dhe furnizuesit lider të industrisë së automobilave në botë.
Shumë vite kërkimi dhe testimi të gjerë kanë treguar që gomat nuk janë vetëm thelbësore për performancën e përgjithshme të automjetit, por gjithashtu kanë një ndikim të rëndësishëm në fuqinë e frenimit. Kjo është arsyeja pse ne po përmirësojmë vazhdimisht produktet tona dhe po kujdesemi që gomat tona të ofrojnë gjithmonë performancë të shkëlqyer frenimi, siguri maksimale dhe kënaqësi më të madhe drejtimi.
Për ta arritur këtë, ne i testojmë gomat tona në pistat e testimit në të gjithë botën, ndër të tjera në Contidrom, e cila është pista jonë “vendore” afër Hanoverit. Në Contidrom ne gjithashtu kemi sistemin e parë plotësisht të automatizuar të testimit të gomave AIBA, në të cilin mund të kryhen teste në sipërfaqe të lagështa dhe të thata gjatë gjithë vitit. Gjatë zhvillimit dhe testimit të gomave tona të klasit të parë, ne shqyrtojmë pothuajse çdo aspekt të sigurisë dhe performancës. Kjo është konfirmuar në mënyrë të përsëritur në testet e pavarura në të gjithë botën, në të cilat arrijmë rezultatet më të larta të këshillueshmerisë. Gomat tona gjithashtu duhet të nënshtrohen qindra testeve rigoroze nga prodhuesit e automjeteve që duan të sigurohen se gomat i plotësojnë standardet më të larta. Vetëm atëherë konsiderohen goma Continental të miratuara për pajisjet e fabrikës. Rezultati është që pothuajse çdo automjet i tretë në Evropë del nga linja prodhuese me goma Continental.