Produkte për makinë / furgon / 4x4

stage_image1_lg

Kompani afariste

ContiTech

Novator dhe pionier i teknologjisë për produktet e llastikut dhe plastike

article_66w_image1

Si pjesë e korporatës Continental, sektori ContiTech është një nga furnizuesit kryesorë të shumë produkteve teknike të llastikut dhe një specialist në teknologjinë plastike. Në tetë njësi të decentralizuara me përgjegjësi të plotë për fitimin tonë të biznesit, ne zhvillojmë, prodhojmë dhe tregtojmë produkte dhe sisteme të teknologjisë së lartë për automjetet e industrisë dhe impianteve industriale. Së bashku me rreth 41 000 të punësuar në më shumë se 40 shtete, ne iu ofrojmë partnerëve tanë zgjidhje novatore që janë në përputhje me udhëzuesin tonë: "Projektim në nivelin më të lartë". Si partner industrial, ne jemi duke hartuar zgjidhje me një të ardhme premtuese në bashkëpunim me klientët tanë në të gjithë botën. 

Zgjidhjet tona me porosi janë përshtatur për nevojat e tregut. Me ekspertizën tonë të gjerë në materiale dhe procese, ne mund të zhvillojmë teknologji perfekte dhe në të njëjtën kohë ne kujdesemi për përdorimin e përgjegjshëm të burimeve. Ne reagojmë shumë shpejt ndaj tendencave të rëndësishme teknologjike, të tilla si integrimi i funksioneve, projektimi i materialit të lehtë dhe sistemet e thjeshtësimit, si dhe ofrojmë një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh të përshtatshme. Kur të keni nevojë për ne, do të zbuloni shpejt se ne jemi tashmë aty.

Këtu do të gjeni MË SHUMË INFORMACION në lidhje me sektorin ContiTech.