Produkte për makinë / furgon / 4x4

stage_image1_lg

Kompani afariste

Kompania Automobile Group është korporatë e Continental AG

Risi për të ardhmen e automobilave të vetëlëvizjes

article_66w_image1

Continental po zhvillon teknologji inteligjente për të transportuar njerëzit dhe objektet e tyre. Është furnizuesi ndërkombëtar i industrisë së automobilave, prodhuesi i gomave dhe partneri industrial që ofron zgjidhje të qëndrueshme, të sigurta, të rehatshme, të personalizuara dhe me çmim të përballueshëm. Në vitin 2014, korporata gjeneroi rreth 34,5 miliardë euro të ardhura nga shitjet përmes pesë sektorëve të saj të biznesit: Tires (gomat), Chassis & Safety (shasitë dhe siguria), Interior (i brendshëm), Powertrain (transmisioni) dhe ContiTech. Momentalisht, Continental punëson afro 240 000 njerëz në 61 shtete. Sektori Chassis & Safety zhvillon dhe prodhon teknologji të integruar për siguri aktive dhe pasive gjatë drejtimit dhe produkte që kontribuojnë në dinamikën e automjeteve. Gama e produkteve është e gjerë dhe përfshin, ndër të tjera, sisteme elektronike dhe hidraulike të kontrollit të frenimit për kontrollin e shasisë, sensorë, sisteme të avancuara të ndihmës në drejtim, pjesë elektronike dhe sensorë për jastëkët e sigurisë, sisteme elektronike të pezullimit të gomës, sisteme për larjen e xhamit mbrojtës të erës dhe pipëza për larjen e fenerëve. Theksi është vendosur në nivelin e lartë të aftësive të sistemit dhe integrimin e komponentëve në konceptin e sigurisë ContiGuard. Sektori Chassis & Safety punëson më shumë se 38 000 njerëz në të gjithë botën dhe në vitin 2014 gjeneroi afërsisht 7,5 miliardë euro të ardhura.

Në bërthamën e sektorit Interior janë sisteme inteligjente automobilistike dhe sistemi për menaxhimin e informacionit. Sektori ofron një gamë të gjerë të produkteve për automjete shumë të ndryshme. Zgjedhja e produkteve ndër të tjera përfshin panelet e instrumenteve, ekranet shumëfunksionale dhe të projeksionit, njësitë e kontrollit, sistemet elektronike të shkyçjes së automjeteve dhe sistemet e mbledhjes së të dhënave për gomat, radiot e automjeteve, sistemet argëtuese dhe informative, njësitë hyrëse dhe panelet e kontrollit, njësinë e kontrollit të kondicionerit, zgjidhjet e telematikës dhe shërbime, pajisje programimi dhe pajisje për hapësirën e shoferit në automjete. Sektori Interior punëson më shumë se 36 000 njerëz në të gjithë botën, duke gjeneruar afërsisht 7 miliardë euro të ardhura në vitin 2014. Sektori Powertrain zhvillon dhe prodhon zgjidhje novatore dhe efikase të sistemit të drejtimit të automjeteve. Gama e produkteve përfshin sistemet e injektimit të naftës dhe benzinës, njësitë e kontrollit të motorit dhe marsheve, duke përfshirë sensorët dhe nyjat e punimit, sistemet e përpunimit të shkarkimit të gazeve, sistemet e furnizimit të karburantit, si dhe komponentët dhe sistemet për automjete hibride dhe elektrike. Sektori Powertrain punëson afërsisht 34 500 njerëz në të gjithë botën dhe gjeneroi afërsisht 6,5 miliardë euro të ardhura në vitin 2014.


Këtu do të gjeni MË SHUMË INFORMACION në lidhje me kompaninë Automotive Group.