Korporata Continental është e ndarë në Grupin e Automjeteve (Automotive Group) dhe Grupin e produkteve prej gome (Rubber Group) dhe përbëhet nga pesë sektorë biznesi.
Continental është tashmë për më shumë se 140 vjet një pionier në fushën e sigurisë së transportit rrugor. Sot, kompania ka përmirësuar më tej orientimin e saj: me projektin Vision Zero ose "Vizioni zero".
Frymëzuar nga teknologjia e prodhimit të gomave. Në bashkëpunim me kompaninë Continental, prodhuesin e lartë të gomave, adidas pajis vrapuesit e klasit botëror me teknologjinë që deri më tani është përdorur në goma me performancë të lartë. Efekti është unik. Nga performanca optimale e frenimit të gomave deri te kapja më e mirë në këpucët e vrapimit.
Ekspertë të fushave të ndryshme punojnë ngushtë së bashku në kërkimin dhe zhvillimin, testimin dhe prodhimin me qëllim që goma e së ardhmes të jetë edhe më efikase edhe më e sigurt për mjedisin, gjatë gjithë ciklit të jetës së saj, nga përdorimi deri tek riciklimi.
Ne i përdorim 'cookies' për t'u siguruar që t'ju japim eksperiencën më të mirë në faqen tonë të internetit. Klikoni këtu për të mësuar më shumë ose për të ndryshuar parametrat për 'cookie'.