You are currently at our Albania website. We also offer a wide range of products with direct customer service in many locations worldwide.
All locations




Detajet teknike

Dimri nuk do t'ju futë të dridhurat!

A e dinit se forca më e madhe e fërkimit të borës është me borën vetë? Po ju prezantojmë një lloj gome që e transferon këtë informacion në rrugë. Në sajë të konfigurimit të përmirësuar të profileve të pjerrëta paralele, sasia e borës që mund të mblidhet nga toka është më e madhe. Kjo garanton një mbërthim më të fortë dhe ju lejon një manovrim më të sigurt. Gjithashtu, sa herë që duhet të frenoni, cepat e gjatë fshirës mundësojnë tharje mjaft të shpejtë të ujit dhe borës së shkrirë për të reduktuar distancën e frenimit në terren të ngrirë.

Mos e lini shiun t'ju ndalojë!

Për shkak të shirave të papritura gjatë ditëve të dimrit, ne punuam për një zgjidhje teknologjike që do t'ju garantojë një performancë të shkëlqyer drejtimi në sipërfaqe të lagura. Materiali i përmirësuar i përbërësit tonë CoolChili™, i cili konsiston në komponentë të rinj të qëndrueshëm, ju garanton gjithmonë një frenim të përmirësuar në sipërfaqe të lagur, ndërkohë që kanalet e posaçme "Hydro Grooves" garantojnë një performancë të jashtëzakonshme kundër rrëshqitjes në ujë. Kështu, në mot me lagështi, do të jeni gjithmonë të sigurt se jeni më se të përgatitur.

Mos ndaloni! Vazhdoni të ecni!

Reduktimi i rezistencës në rrotullim rezulton në konsum më të ulët të karburantit, ndërkohë që reduktimi i konsumimit rezulton në kilometrazh më të lartë. Kaq për sa i përket teorisë. Të kalojmë te mënyra se si e vendosim këtë në praktikë: Matrica polimere fleksibël e personalizuar me vargje të forta molekulare siguron reduktimin e konsumimit në rrugë dhe zgjat jetëgjatësinë e gomës. Kush do t'i thoshte jo një gome rezistente që nuk i kërkon të shpenzojë shumë?





Keni pyetje të tjera?

Thjesht na pyesni.

Jemi të lumtur t'u përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja dhe t'ju mbështesim me ekspertizën tonë rreth gomave.




Po kërkoni një shitës makinash?