Produkte për makinë / furgon / 4x4
Me shpikjen e gomës së parë me dizajn motivi në vitin 1904, ne krijuam bazën për teknologjinë e gomës së sotme. Që prej asaj kohe e kemi përmirësuar vazhdimisht performancën e gomave tona nga viti në vit. Dhe megjithëse ndoshta nuk do ta dalloni ndryshimin, do të provoni patjetër se çfarë e bën Origjinalen kaq të veçantë.
Duke qenë se dimri nuk është gjithmonë i bardhë dhe i bukur, por shpesh i lagësht dhe me borë të shkrirë, ne zhvilluam “Cool Chili™ Compound” për të optimizuar frenimin në rrugë të lagur. Me ndihmën e kanaleve hidro ju madje mund të mbani në zotërim edhe rrëshqitjen në sipërfaqe me ujë. Prandaj, kur shiu bie rrëke, thjesht shijoni udhëtimin komod.
Kur udhëtimi juaj mes dimrit bëhet gjithnjë e më i gjatë, kjo gomë zgjat më shumë. Përbërësi me rrëshirat e performancës dhe matricën polimere fleksibël ofron shumë kilometra të përshkuara dhe konsum të ulët të karburantit. Prandaj, kudo që të shkoni: provoni ndjesinë e mirë se "asnjë distancë nuk është tepër larg".
Gomat me performancë të lartë mbërthimi në rrugë të lagur (grada A ose B) kanë distanca më të shkurtra frenimi në rrugë të lagura dhe janë, për këtë arsye, më të sigurta në shi. Ashtu si me efikasitetin e karburantit, grada D nuk përdoret dhe nuk ka plane për të përdorur G.
Gomat përbëjnë 20% të konsumit të karburantit të automjetit tuaj prandaj, nëse dëshironi të bëni më shumë kilometra për çdo serbator karburanti, duhet të zgjidhni goma me vlerësim më të lartë të efikasitetit të karburantit. Gjithashtu do të ulni emetimet e CO2. Kjo lidhet me rezistencën e rrotullimit, pra energjinë e humbur kur një gomë lëviz. Sa më e ulët rezistenca e rrotullimit, aq më pak energji humbet dhe aq më të ulëta janë konsumi i karburantit dhe emetimet e CO2. Diferenca mes gomave me vlerësim A dhe atyre me vlerësim G mund të jetë deri në 6 litra për 625 milje.
Kjo është zhurma e jashtme që bën goma dhe matet në decibelë. Sa më të mbushur të jenë shiritat në etiketë, aq më shumë zhurmë bëjnë gomat.
Ne i përdorim 'cookies' për t'u siguruar që t'ju japim eksperiencën më të mirë në faqen tonë të internetit. Klikoni këtu për të mësuar më shumë ose për të ndryshuar parametrat për 'cookie'.