Produkte për makinë / furgon / 4x4
Goma WinterContact™ TS 850 P me teknologjinë tonë revolucionare PrecisionPlus dhe S-Grip është gati për të gjitha surprizat që gjenden para jush në rrugë.
Me një afrim unik për krijimin e gomave, ne kemi bërë shumë për saktësi të jashtëzakonshme për përshpejtimin dhe drejtimin nëpër kthesa.
Teknologjia Continental ActiveBand shkurton në mënyrë të konsiderueshme distancën tuaj të ndalimit në bazë të thatë dhe të lagësht.
Në botimin e tetorit 10/2014 revista gjermane AutoBild sportscars publikoi testin e gomave dimërore të vitit 2014. Ata testuan gomat e përmasave 235/35 R19 W/V, për automjetin e provës ata përdorën një BMW M 135i.
Testin revista AutoBild sportscars e realizoi në bashkëpunim me Pirelli-n në Vizzola, në Itali dhe Alvsbyn në Suedi.
Rezultati i gomave WinterContactTM TS 850 P (235/35 R19 W/V): “vorBILDlich” - shembullore
Rreth gomës tonë WinterContactTM TS 850 P:
+ një gomë dimërore e admirueshme me performancë shembullore në rrugë me lagështi
+ manovrim shumë i mirë në lagështi dhe në të thatë, reagim i mirë në drejtim, përshkallëzim i saktë i forcës së pjesës anësore
+ distancë e shkurtër frenimi në rrugët me dëborë dhe me lagështi
+ rezistencë e ulët në rrotullim
Gomat me performancë të lartë mbërthimi në rrugë të lagur (grada A ose B) kanë distanca më të shkurtra frenimi në rrugë të lagura dhe janë, për këtë arsye, më të sigurta në shi. Ashtu si me efikasitetin e karburantit, grada D nuk përdoret dhe nuk ka plane për të përdorur G.
Gomat përbëjnë 20% të konsumit të karburantit të automjetit tuaj prandaj, nëse dëshironi të bëni më shumë kilometra për çdo serbator karburanti, duhet të zgjidhni goma me vlerësim më të lartë të efikasitetit të karburantit. Gjithashtu do të ulni emetimet e CO2. Kjo lidhet me rezistencën e rrotullimit, pra energjinë e humbur kur një gomë lëviz. Sa më e ulët rezistenca e rrotullimit, aq më pak energji humbet dhe aq më të ulëta janë konsumi i karburantit dhe emetimet e CO2. Diferenca mes gomave me vlerësim A dhe atyre me vlerësim G mund të jetë deri në 6 litra për 625 milje.
Kjo është zhurma e jashtme që bën goma dhe matet në decibelë. Sa më të mbushur të jenë shiritat në etiketë, aq më shumë zhurmë bëjnë gomat.
Ne i përdorim 'cookies' për t'u siguruar që t'ju japim eksperiencën më të mirë në faqen tonë të internetit. Klikoni këtu për të mësuar më shumë ose për të ndryshuar parametrat për 'cookie'.