Produkte për 4x4
Besueshmëria e inxhinierisë gjermane.
Ashtu si çdo biznes i suksesshëm që synon të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme, qëllimi ynë është të jemi pranë jush sa më gjatë të jetë e mundur. Kjo është arsyeja pse ne kemi zhvilluar VanContact™ Ultra - një gomë me të cilën me shumë mundësi do të kaloni një kohë të gjatë. Blloqet më të trasha prej gome dhe një brinjë gërvishtëse që shtrihet në të gjithë anën e gomës stabilizojnë të gjithë murin anësor. Këto veçori sigurojnë rezistencën e saj të lartë dhe reduktojnë gjasat e dëmtimit nga përplasja me bordurat. Prandaj, përgatituni që mos të shqetësoheni për blerjen e gomave të reja për një kohë shumë, shumë të gjatë.
Duke qenë se e dimë që me shumë mundësi keni prioritete të tjera sesa të mendoni për gomat e automjeteve, ne kemi krijuar një koncept krejtësisht të ri dhe shumë rezistent të përbërësit, të personalizuar për kërkesat e furgonave. Duke përdorur të ashtuquajturit polimerë të funksionalizuar, ne ishim në gjendje të arrinim rezistencë të jashtëzakonshmen në rrotullim, qëndrueshmëri të lartë dhe në të njëjtën kohë të ofrojmë mbërthim të shkëlqyer në rrugë të lagur - duke ju dhënë lirinë për të menduar si të çoni përpara biznesin tuaj në vend që të ndërroni gomat e automjetit.
Kur zhvilluam VanContact™ Ultra, ne kishim për qëllim t'ju jepnim një gomë që është në gjendje t'ju çojë shumë më shpesh nga çdo A në çdo B. Në mënyrë që të ofrojë performancë të shkëlqyer kilometrazhi, ne krijuam një dizajn motivi të ri të mbyllur me kanale anësore më të pakta dhe më të vogla në brinjën e shpatullës. Rezultati: një zonë kontakti më e madhe mes gomës dhe rrugës, që redukton konsumin specifik në motiv, si dhe zhurmën gjatë rrugës. Epo, meqë nuk ka asgjë tjetër për të shpjeguar, ju urojmë thjesht momente të këndshme dhe të qeta mes shumë A-ve dhe B-ve të tjera.
Vlerësimi i mbërthimit në rrugë të lagur tregon performancën e gomave në kushte rruge të lagur, me kategori nga A deri te E. Kategoria e lartë nënkupton distanca më të ulëta frenimi në rrugë të lagura.
Rezistenca e reduktuar në rrotullim kursen karburantin dhe ul emetimet e CO2. Gomat e kategorisë A ofrojnë efikasitetin më të mirë të karburantit, me konsum karburanti që vjen në rritje deri te kategoria E.
Kjo është zhurma e jashtme e rrotullimit e krijuar nga goma, e matur në decibelë. Etiketa tregon nivelin e zhurmës të vlerësuar në kategori nga A deri te C.
Përveç këtyre tre vlerave të etiketave, ka edhe piktograme − sipas rastit − që lidhen me performancën në kushte ekstreme bore (3PMSF) dhe/ose mbërthimin në kushte akulli (kjo e fundit vlen vetëm për gomat e makinave për pasagjerë).
Me gjeneruesin e etiketave të BE-së, mund të përdorni vlerat specifike të etiketave për gomat tuaja “Continental”.
Për detaje të mëtejshme rreth etiketës së re të BE-së për gomat (2020/740), klikoni këtu.