Produkte për 4x4
Trupi i ngurtë i gomave ofron manovrim që është i krahasueshëm me atë të makinave vetjake.
Në sajë të efektit të ngjashëm me atë të funksionimit të fshirëseve të xhamit, goma Vanco™ 2 siguron kapje optimale në rrugë të lagështa.
Goma e largon ujin nga sipërfaqja e kontaktit duke siguruar kështu një mbrojtje të jashtëzakonshme kundër rrëshqitjes në ujë.
Vlerësimi i mbërthimit në rrugë të lagur tregon performancën e gomave në kushte rruge të lagur, me kategori nga A deri te E. Kategoria e lartë nënkupton distanca më të ulëta frenimi në rrugë të lagura.
Rezistenca e reduktuar në rrotullim kursen karburantin dhe ul emetimet e CO2. Gomat e kategorisë A ofrojnë efikasitetin më të mirë të karburantit, me konsum karburanti që vjen në rritje deri te kategoria E.
Kjo është zhurma e jashtme e rrotullimit e krijuar nga goma, e matur në decibelë. Etiketa tregon nivelin e zhurmës të vlerësuar në kategori nga A deri te C.
Përveç këtyre tre vlerave të etiketave, ka edhe piktograme − sipas rastit − që lidhen me performancën në kushte ekstreme bore (3PMSF) dhe/ose mbërthimin në kushte akulli (kjo e fundit vlen vetëm për gomat e makinave për pasagjerë).
Me gjeneruesin e etiketave të BE-së, mund të përdorni vlerat specifike të etiketave për gomat tuaja “Continental”.
Për detaje të mëtejshme rreth etiketës së re të BE-së për gomat (2020/740), klikoni këtu.