Emetime më të ulëta me etiketat e BE-së për gomat
BE-ja është e angazhuar të ulë emetimet e gazeve të efektit serrë, që deri vitin 2050 të arrihet neutraliteti në klimë. Reduktimi i emetimeve të gazit CO2 nga transporti rrugor luan një rol të rëndësishëm në përmbushjen e këtyre objektivave.
Zgjedhja e gomave më efikase në karburant mund të kontribuojë në reduktimin e emetimeve gjatë transportit. Për t’i ndihmuar konsumatorët të marrin vendime të informuara, BE-ja po prezanton një skemë të re etiketimi për gomat, e cila do të hyjë në fuqi më 1 maj 2021.
Etiketa e BE-së për gomat do t’ju mundësojë konsumatorëve të BE-së të zgjedhin goma më efikase në karburant, gjë që mund të sjellë kursime të mëdha si për përdoruesit fundorë ashtu edhe për përdoruesit tregtarë, në terma të kostos dhe të emetimeve. Siguria rrugore është përmirësuar përmes mbërthimit më të mirë në rrugë të lagur, ndërsa informacioni mbi nivelet e zhurmës ndihmon në reduktimin e ndotjeve nga zhurmat që shkaktohen nga trafiku.
Kjo është pjesa juaj (detyrimi): si distributor i gomave, nga data 1 maj 2021, ju duhet të siguroheni që:
Të gjitha gomat që dorëzohen prej nesh do të jenë në pajtim me rregulloren e re. Gomat e makinave do të dorëzohen me një ngjitëse që përmban informacione të mëtejshme si p.sh. emri i linjës së gomës dhe EAN (shikoni draftin).
Gomat që ju janë dorëzuar përpara datës 1 maj 2021 me etiketën e mëparshme, vazhdojnë të jenë në pajtim. Pjesë e ndryshimit është edhe një fazë e caktuar tranzicioni dhe nuk është nevoja që gomat të ri-etiketohen nëse ju jepen përpara datës 1 maj 2021. Kjo vlen gjithashtu për gomat që janë tashmë në treg (p.sh. në RDC-të tona), por që ju janë dorëzuar pas datës 1 maj 2021.
Megjithatë, do të sigurohemi që t’i transmetojmë vlerat e etiketës së re në kohë, në mënyrë që të përdorni etiketën e re të BE-së: për t’i ndihmuar klientët tuaj të bëjnë zgjedhje të informuara. Gjithashtu, etiketa e re do të jetë e disponueshme për shkarkim dhe printim në EPREL. Prandaj, nëse një klient kërkon etiketën, ju do të mund t’ia jepni shpejt dhe lehtë.