Stabilitet i shkëlqyeshëm i drejtimit të pjesës anësore dhe kapjes.
Petëzimet e gjata në formën e krehërit sigurojnë ngurtësi të profilit, duke lejuar manovrim më të mirë në sipërfaqe të thatë në temperatura të ulëta.
Produkte për 4x4
Petëzimet e gjata në formën e krehërit sigurojnë ngurtësi të profilit, duke lejuar manovrim më të mirë në sipërfaqe të thatë në temperatura të ulëta.
Blloqet e profileve kompakte sigurojnë kontakt maksimal midis gomës dhe rrugës, duke ndihmuar në shkurtimin e distancës së frenimit në akull dhe dëborë. Petëzimet në formë krehri përmirësojnë kapjen në dëborë kur e drejtoni përmes kthesave.
Struktura e saj dinamike e përbërë nga kanale për largimin e ujit është jashtëzakonisht efektive kundër rrëshqitjes në ujë.
Organizata gjermane e konsumatorit Stiftung Warentest publikoi rezultatet e testit të gomave dimërore të vitit 2012 në botimin e saj të tetorit. Testi bazohet në testin e klubeve të automjeteve ADAC (D), ÖAMTC (AT) dhe TCS (CH). U testuan gomat e përmasave 165/70 R14 T dhe automjeti provë ishte një VW Polo.
Vlerësimi i gomave ContiWinterContactTMTS 800: »mirë«
Përmbledhje e vlerësimit të gomave ContiWinterContactTM TS 800:
+ bindëse në dëborë
Klubet automobilistike ADAC (D), OEAMTC (AT) in TCS (CH) kanë publikuar testin e gomave dimërore të 2012 në faqet e tyre të internetit ( www.adac.de /www.oeamtc.at / www.tcs.ch ) Ata testuan goma të përmasave 165/70 R14 T në automjetin Polo VW.
Vlerësimi i gomave ContiWinterContactTM TS 800: »mirë«
Përmbledhje e vlerësimit të gomave ContiWinterContactTM TS 800:
+ goma më e mirë në dëborë
+ goma më e mirë në dëborë
+ konsumi shumë i ulët i karburantit
Vlerësimi i mbërthimit në rrugë të lagur tregon performancën e gomave në kushte rruge të lagur, me kategori nga A deri te E. Kategoria e lartë nënkupton distanca më të ulëta frenimi në rrugë të lagura.
Rezistenca e reduktuar në rrotullim kursen karburantin dhe ul emetimet e CO2. Gomat e kategorisë A ofrojnë efikasitetin më të mirë të karburantit, me konsum karburanti që vjen në rritje deri te kategoria E.
Kjo është zhurma e jashtme e rrotullimit e krijuar nga goma, e matur në decibelë. Etiketa tregon nivelin e zhurmës të vlerësuar në kategori nga A deri te C.
Përveç këtyre tre vlerave të etiketave, ka edhe piktograme − sipas rastit − që lidhen me performancën në kushte ekstreme bore (3PMSF) dhe/ose mbërthimin në kushte akulli (kjo e fundit vlen vetëm për gomat e makinave për pasagjerë).
Me gjeneruesin e etiketave të BE-së, mund të përdorni vlerat specifike të etiketave për gomat tuaja “Continental”.
Për detaje të mëtejshme rreth etiketës së re të BE-së për gomat (2020/740), klikoni këtu.