Produkte për makinë / furgon / 4x4
Goma e ContiSportContact™ 5 përshtatet në karrexhatë për të siguruar kapje më të mirë dhe kontroll gjatë përshpejtimit dhe në kthesa.
Gomat ContiSportContact™ 5 me teknologjinë Black Chilli kanë reagim të shpejtë dhe sigurojnë një distancë më të shkurtër frenimi në rrugët e lagështa dhe të thata.
Përbërja unike e gomave siguron rezistencë shumë më të ulët në rrotullim - për më shumë kilometra të përshkuar dhe konsumin më të ulët të karburantit.
Revista gjermane sport auto publikoi në numrin 05/2014 testin e gomave verore për automjete me performancë të lartë (UHP). Ata testuan goma me përmasa 225/40 R18 Y, për automjetin e provës, ata përdorën VW Golf GTI.
Testin revista sport auto e kreu në poligonin e testimit Contidrom në qytetin Jeversen/Wietze.
Vlerësimi i gomave ContiSportContactTM 5: “Rekomanduar"
Rreth gomës tonë ContiSportContactTM 5:
+ më e mira në lidhje me mbrojtjen kundër rrëshqitjes në ujë
+ e mirë në kthesat me lagështi
- e papërshtatshme gjatë frenimit në lagështi
- nuk rekomandohet për automjetet pa kontrollin elektronik të stabilitetit (ESP)
Revista gjerman Auto Bild Allrad publikoi në numrin e saj në mars testin e gomave verore të automjetit me fuqi motorike në të katër rrotat. Ata testuan gomat me përmasa 255/55 R18 V/W/Y, për automjet të testit ata përdorën BMW X5.
Testi u krye nga revista Auto Bild Allrad në bashkëpunim me Continental në qytetin Uvalde, në Teksas.
Vlerësimi i gomave ContiSportContaktTM 5 SUV: “Fituesja e testit"
Rreth gomës tonë ContiSportContactTM 5 SUV:
+ gomë verore shumë e ekuilibruar
+ distancë jashtëzakonisht e shkurtër ndalimi
+ manovrim i saktë
- çmimi
- kapje mesatare në bar me lagështi
Revista gjermane Auto Zeitung Allrad ka botuar në numrin 02/2014 testin e gomave verore të mjeteve sportive të terrenit (SUV). Ata testuan gomat me përmasat 255/50 R19 W/Y, për automjet të testit, ata përdorën Mercedes ML 350.
Testin revista Auto Zeitung Allrad e realizoi në poligonin e testimit Continental në qytetin Uvalde, në Teksas.
Vlerësimi i gomave ContiSportContaktTM 5 SUV: “Fituesja e testit"
Rreth gomës tonë ContiSportContactTM 5 SUV:
+ më e mira në frenim në lagështi dhe në të thatë dhe gjithashtu në terren
+ përgjithësisht më e mira në të thatë
+ përgjithësisht goma më e mirë sipas kritereve të drejtimit në terren
+ më e mira sipas rezistencës në rrokullisje
Klubi automobilistik ACE (Auto Club Europa) dhe organizata gjermane GTÜ (Gesellschaft für Technische Überwachung mbH) kanë publikuar testin e tyre të gomave verore 2014. Ata testuan goma të përmasave 225/45 R17, të cilat i kanë montuar në automjetet VW Golf dhe Seat Leon.
Vlerësimi i gomave ContiSportContactTM 5: “Shumë e rekomanduar (fituesja e testit)"
Rreth gomave ContiSportContactTM 5
+ më e mira gjatë frenimit në lagështi dhe në të thatë
Revista gjermane Auto Zeitung në numrin e saj të sotëm (nr. 6, 2014) botoi testin e gomave verore të përmasave 225/50 R17 W/Y. Ata përdorën automjetin e provës BMW 320i 170PS.
Vlerësimi i gomave ContiSportContactTM 5: “Fituesja e testit"
Rreth gomave ContiSportContactTM 5
+ më e mira gjatë frenimit në të thatë
+ rezistencë e ulët në rrotullim
+ e mirë gjatë frenimit në lagështi dhe manovrim i sigurt në lagështi
- vetëm mesatare në mbrojtjen kundër rrëshqitjes në ujë
“Nuk ka rëndësi nëse rruga është e thatë ose e lagësht: me fituesen e testit Continental ContiSportContactTM 5 jo vetëm që do ta drejtoni shpejt, por edhe gjithmonë do të jetë shumë e sigurt."
Klubet automobilistike ADAC (D), OEAMTC (AT) dhe TCS (CH)
kanë botuar në faqet e tyre të internetit testin e gomave verore 2013.
(www.adac.de / www.oeamtc.at / www.tcs.ch)
- 225/45 R17 W/Y (testuar në automjetin Škoda Oktavia)
- 185/60 R15 H (testuar në automjetin VW Polo)
Klubet automobilistike i realizuan testet si më poshtë:
- Të gjitha kriteret në rrugët me lagështi, konsumi i karburantit: Contidrom, Jeversen, Gjermani.
- Frenimi në rrugë të thata: Bridgestone, Romë, Itali.
- Përmasat 225/45 R17: Test i jashtëm, ADAC, Landsberg, Gjermani.
- Përmasat 185/60 R15: Testi mekanik, Bridgestone, Romë, Itali.
- Test i shpejtësisë së lartë: TU Darmstadt, Gjermani.
Vlerësimi i gomave ContiSportContactTM 5: »i mirë« (fituesi i testit)
Rreth gomave ContiSportContactTM 5
+ gomë shumë e ekuilibruar
+ vlerësimi më i mirë në rrugët me lagështi
+ e mirë në rrugët e thata
+ konsum i ulët i karburantit
Organizata gjermane e konsumatorit Stiftung Warentest ka publikuar testin e gomave verore 2013.
Testi bazohet në rezultatet e testeve të publikuara më parë të klubeve të automjeteve ADAC (D), OEAMTC (A) dhe TCS (CH).
Vlerësimet e gomave ContiSportContactTM 5: »mirë«
Rreth gomave ContiSportContactTM 5
+ »Rekomandimi ynë: gomat më të mira janë ContiSportContact dhe Goodyear Eagle F1 Asymmetric 2.«
Në numrin e muajit mars të revistës Auto Bild sportscars (D) ka publikuar testin UHP të gomave verore 2013. U testuan gomat e përmasave 225/35 ZR18, automjeti provë ishte një Mini Cooper S JW.
Testi u krye nga revista Auto Bild sportscars në bashkëpunim me kompaninë Nexen në Wachauring, Austri.
Vlerësimi i gomave ContiSportContactTM 5: »shumë e rekomanduar«
Rreth gomave ContiSportContactTM 5:
+ goma sportive me manovrim shembullor në rrugët me lagështi dhe në të thatë
+ saktësi e përsosur e drejtimit me reagim të mirë
+ rezervë sigurie shumë të mirë në rastin e mbrojtjes kundër rrëshqitjes në ujë
+ distanca e shkurtër e frenimit në rrugët e lagështa dhe të thata
- zhurmë e shtuar
Gomat me performancë të lartë mbërthimi në rrugë të lagur (grada A ose B) kanë distanca më të shkurtra frenimi në rrugë të lagura dhe janë, për këtë arsye, më të sigurta në shi. Ashtu si me efikasitetin e karburantit, grada D nuk përdoret dhe nuk ka plane për të përdorur G.
Gomat përbëjnë 20% të konsumit të karburantit të automjetit tuaj prandaj, nëse dëshironi të bëni më shumë kilometra për çdo serbator karburanti, duhet të zgjidhni goma me vlerësim më të lartë të efikasitetit të karburantit. Gjithashtu do të ulni emetimet e CO2. Kjo lidhet me rezistencën e rrotullimit, pra energjinë e humbur kur një gomë lëviz. Sa më e ulët rezistenca e rrotullimit, aq më pak energji humbet dhe aq më të ulëta janë konsumi i karburantit dhe emetimet e CO2. Diferenca mes gomave me vlerësim A dhe atyre me vlerësim G mund të jetë deri në 6 litra për 625 milje.
Kjo është zhurma e jashtme që bën goma dhe matet në decibelë. Sa më të mbushur të jenë shiritat në etiketë, aq më shumë zhurmë bëjnë gomat.
Ne i përdorim 'cookies' për t'u siguruar që t'ju japim eksperiencën më të mirë në faqen tonë të internetit. Klikoni këtu për të mësuar më shumë ose për të ndryshuar parametrat për 'cookie'.