Produkte për 4x4
Gomat ContiPremiumContact™ 5 janë krijuar për t'iu përgjigjur drejtimit, duke siguruar manovrim të shkëlqyeshëm dhe kapje të jashtëzakonshme.
Goma prezanton teknologji të reja që i japin asaj një kapje të shkëlqyeshme në rrugët e lagështa dhe të thata, dhe për këtë arsye një distancë më të shkurtër ndalimi, kështu që do të kujdeset mirë për sigurinë tuaj.
Goma është projektuar për një drejtim më të rehatshëm, manovrim të shkëlqyeshëm dhe më pak rezistencë në rrotullim për të kursyer karburant.
Revista gjermane Auto Zeitung në numrin 08/2015 botoi testin e përmasave (SUV) të gomave verore për automjetet sportive të terrenit 215/65 R16 H/V. Për automjetin provëpërdorën VW Tiguan. Testi u krye nga revista Auto Zeitungnë poligonin e testimit të Continental në qytetin Uvalde, në Teksas.
Vlerësimi i gomave ContiPremiumContactTM 5: “Shumë e rekomanduar"
Rreth gomës tonë ContiPremiumContactTM 5:
+ gomë e ekuilibruar
+ gomë efikase dhe e sigurt
Klubet e automobilave ADAC (Gjermani)/OEAMTC (Austri)/TCS (Zvicër) dhe organizata e konsumatorëve Stiftung Warentest (Gjermani) kanë publikuar në faqet e tyre të internetit testin e gomave verore 2015 (www.adac.de / www.oeamtc.at / www.tcs.ch / www.test.de)
- 185/60 R14 82H
- 205/55 R16 91V
Testet u kryen në poligonet e mëposhtme të provës:
- Të gjitha kriteret në rrugë të lagështa, konsumi i karburantit, zhurma: Contidrom, Jeversen, Gjermani.
- Të gjitha kriteret në rrugë të thatë: Bridgestone, Romë, Itali.
- Numri i kilometrave të përshkuar 185/60 R14: pajisja për matjen e konsumimit të Bridgeston, Romë, Itali.
- Numri i kilometrave të përshkuar 205/55 R16: Testi ADAC i konsumimit, Landsberg, Bavari, Gjermani.
- Testi me shpejtësi të lartë u krye nga Universiteti Teknik Darmstadt, Gjermani.
Vlerësimi i gomave ContiPremiumContactTM 5: “E mirë/shumë e rekomandueshme “ (fituesja e testit)
Rreth gomës tonë ContiPremiumContactTM 5 (prodhohet në fabrikën e Lousados):
+ goma e balancuar mirë
+ shumë mirë në rrugë me lagështi
+ më e mira për manovrim në lagështi
+ shumë mirë edhe në rrugë të thata
Revista gjermane Auto Motor und Sport publikoi në numrin 07/2014 testin e gomave verore 2014. Testuan përmasat e gomave 205/55 R16 V, për automjetin provëpërdorën VW Golf VII.
Testi u krye nga revista AMS në bashkëpunim me Continental në qytetin Uvalde në Teksas.
Vlerësimi i gomave ContiPremiumContactTM 5: “Shumë e rekomandueshme" (fituesja e testit)
Rreth gomës tonë ContiPremiumContactTM 5:
+ më e mira gjatë frenimit në të thatë
+ më e mira gjatë frenimit në lagështi
- saktësi gjatë drejtimit në një bazë të thatë
GTÜ dhe ACE (2/2013) kanë botuar testin e tyre të gomave verore 2013 (www.gtue.de) .
Ata testuan përmasat e gomave 195/65 R15 V në automjetin VW Golf.
Rezultatet e testit të gomave ContiPremiumContact 5: »rekomandohet posaçërisht«
Rreth gomave ContiPremiumContact 5:
+ përshtatur mirë për drejtime të përditshme në të gjitha sipërfaqet
vista gjermane e konsumatorit Stiftung Warentest ka botuar Testin e Gomave verore për 2013.
Testi u bazua në rezultatet e publikuara tashmë të klubeve të testimit të automjeteve ADAC (D), OEAMTC (A) dhe TCS (CH).
Vlerësimi i gomave ContiPremiumContactTM 5: »mirë«
Revista gjermane Auto Zeitung publikoi në numrin 6/2013 testin e gomave verore të përmasave 215/55 R16 V. Automjeti i provës: VW Passat Variant 2.0 TDI.
Vlerësimi i gomave ContiPremiumContactTM 5: »e rekomandueshme«
Rreth gomave ContiPremiumContactTM 5:
+ gomë shumë mirë e balancuar
+ siguri e lartë në rrugët e thata dhe të lagështa
+ rezistencë më e mirë në rrotullim
Revista gjermane Auto Bild publikoi testin e super gomave verore për 2013. Testimi i përmasave të gomave: 195/65 R15 V, në automjetin VW Golf VI.
Ky ishte një test i veçantë me 54 artikuj. Vlerësimi ishte i përbërë nga dy pjesë:
Pjesa 1: Frenimi në rrugë të thata dhe të lagështa, përzgjedhja e 15 artikujve më të mirë, d.m.th. finalistë
Pjesa 2: Test i plotë i finalistëve duke përfshirë konsumin e karburantit, kilometrazhin dhe çmimin.
Vlerësimi i gomave ContiPremiumContactTM5: »e rekomandueshme«
Rreth gomave ContiPremiumContactTM 5:
+ stabilitet i madh në kthesa
+ performancë më e mirë e frenimit në rrugë të lagështa
+ drejtim i ekuilibruar në rrugët me lagështi
+ konsum i ulët i karburantit
Vlerësimi i mbërthimit në rrugë të lagur tregon performancën e gomave në kushte rruge të lagur, me kategori nga A deri te E. Kategoria e lartë nënkupton distanca më të ulëta frenimi në rrugë të lagura.
Rezistenca e reduktuar në rrotullim kursen karburantin dhe ul emetimet e CO2. Gomat e kategorisë A ofrojnë efikasitetin më të mirë të karburantit, me konsum karburanti që vjen në rritje deri te kategoria E.
Kjo është zhurma e jashtme e rrotullimit e krijuar nga goma, e matur në decibelë. Etiketa tregon nivelin e zhurmës të vlerësuar në kategori nga A deri te C.
Përveç këtyre tre vlerave të etiketave, ka edhe piktograme − sipas rastit − që lidhen me performancën në kushte ekstreme bore (3PMSF) dhe/ose mbërthimin në kushte akulli (kjo e fundit vlen vetëm për gomat e makinave për pasagjerë).
Me gjeneruesin e etiketave të BE-së, mund të përdorni vlerat specifike të etiketave për gomat tuaja “Continental”.
Për detaje të mëtejshme rreth etiketës së re të BE-së për gomat (2020/740), klikoni këtu.