Produkte për makinë / furgon / 4x4
Dizajnimi i makroblloqeve që u përdor për të prodhuar gomat ContiSportContact 5 P është përmirësuar me kanalet shtesë të gjerë periferik ne qendër të faqes shkelëse dhe kanaleve kulluese me dy kalime në anën e brendshme.
Dizajni Continental i provuar me makro blloqe të blloqeve të ngurta anësore në shpatullën e gomave siguron transferim të shkëlqyeshëm të energjisë, ndërsa kanalet tërthore sigurojnë një përshtatje perfekte të gomës në rrugë. Rezultati është si kontrolli jashtëzakonisht i saktë, ashtu dhe kapja maksimale në situata ekstreme kur automjeti tashmë mund të fillojë të dalë nga rruga për nga jashtë.
Patentimi i gomës Continental me përzierje Black Chilli me rrëshirë speciale për kapje të mirë siguron përshtatjen maksimale të gomave në bazën e nivelit mikro. Rezultati është një kapje e shkëlqyeshme në kushte të thata dhe në përputhje me kohën e shpejtë në rrathët e pistës së garës.
Gomat me performancë të lartë mbërthimi në rrugë të lagur (grada A ose B) kanë distanca më të shkurtra frenimi në rrugë të lagura dhe janë, për këtë arsye, më të sigurta në shi. Ashtu si me efikasitetin e karburantit, grada D nuk përdoret dhe nuk ka plane për të përdorur G.
Gomat përbëjnë 20% të konsumit të karburantit të automjetit tuaj prandaj, nëse dëshironi të bëni më shumë kilometra për çdo serbator karburanti, duhet të zgjidhni goma me vlerësim më të lartë të efikasitetit të karburantit. Gjithashtu do të ulni emetimet e CO2. Kjo lidhet me rezistencën e rrotullimit, pra energjinë e humbur kur një gomë lëviz. Sa më e ulët rezistenca e rrotullimit, aq më pak energji humbet dhe aq më të ulëta janë konsumi i karburantit dhe emetimet e CO2. Diferenca mes gomave me vlerësim A dhe atyre me vlerësim G mund të jetë deri në 6 litra për 625 milje.
Kjo është zhurma e jashtme që bën goma dhe matet në decibelë. Sa më të mbushur të jenë shiritat në etiketë, aq më shumë zhurmë bëjnë gomat.
Ne i përdorim 'cookies' për t'u siguruar që t'ju japim eksperiencën më të mirë në faqen tonë të internetit. Klikoni këtu për të mësuar më shumë ose për të ndryshuar parametrat për 'cookie'.