Produkte për 4x4
Për shkak të rezistencës së zvogëluar të rrokullisjes goma Conti.eContact mori vlerësimin më të lartë për efikasitetin e karburantit. Përveç kësaj, ajo krenohet me kapje të përmirësuar dhe manovrim të qëndrueshëm.
Goma zhvendos në mënyrë optimale dhe kullon ujin, duke siguruar distancë të shkurtër frenimi dhe manovrim më të mirë në lagështi, si dhe performancë më të mirë gjatë drejtimit në rrugët me lagështi, madje edhe me shpejtësi të lartë.
Për shkak të dizajnit unik të gomave nuk vjen deri tek vorbulla e ajrimit dhe nëpërmjet ndryshimit të drejtimit dhe përshpejtimit harxhohet më pak energji. Rezultati është konsumi i ulët i karburantit dhe rezistenca e optimizuar në rrotullim.
Goma Conti.eContact mund të thithë dridhjet në brendësi të gomës, që do të thotë më pak zhurmë në hapësirën e pasagjerëve.
Vlerësimi i mbërthimit në rrugë të lagur tregon performancën e gomave në kushte rruge të lagur, me kategori nga A deri te E. Kategoria e lartë nënkupton distanca më të ulëta frenimi në rrugë të lagura.
Rezistenca e reduktuar në rrotullim kursen karburantin dhe ul emetimet e CO2. Gomat e kategorisë A ofrojnë efikasitetin më të mirë të karburantit, me konsum karburanti që vjen në rritje deri te kategoria E.
Kjo është zhurma e jashtme e rrotullimit e krijuar nga goma, e matur në decibelë. Etiketa tregon nivelin e zhurmës të vlerësuar në kategori nga A deri te C.
Përveç këtyre tre vlerave të etiketave, ka edhe piktograme − sipas rastit − që lidhen me performancën në kushte ekstreme bore (3PMSF) dhe/ose mbërthimin në kushte akulli (kjo e fundit vlen vetëm për gomat e makinave për pasagjerë).
Me gjeneruesin e etiketave të BE-së, mund të përdorni vlerat specifike të etiketave për gomat tuaja “Continental”.
Për detaje të mëtejshme rreth etiketës së re të BE-së për gomat (2020/740), klikoni këtu.