Manovrim i shkëlqyer dhe efikasitet frenimi në rrugë dhe terren.
Goma ofron manovrim të mirë dhe efikasitet frenimi gjithashtu në terrene më pak të vështira.
Produkte për makinë / furgon / 4x4
Goma ofron manovrim të mirë dhe efikasitet frenimi gjithashtu në terrene më pak të vështira.
Goma disponon rezistencë shumë të mirë kundër rrëshqitjes në ujë, dhe për shkak të dizajnit të veçantë, tek ajo nuk ngjiten gurë.
Në sajë të modelimit të pjesës anësore, goma ofron reagim të saktë të kontrollit dhe ruajtje të përsosur të drejtimit, dhe rrokullisja e saj është e butë dhe e qetë.
Në numrin 04/2006, revista 'Auto Bild Alles Allrad' testoi përmasat 235/65 R 17 108 H.
Vlerësimi i ContiCrossContact LX: “Përshtatshme"
Vlerësimi: “Manovrim i ekuilibruar me drejtim të saktë mbi asfaltin e thatë, rezistencë të ulët në rrotullim, shkallë të lartë rezistence ndaj rrëshqitjes në ujë.”
Gomat me performancë të lartë mbërthimi në rrugë të lagur (grada A ose B) kanë distanca më të shkurtra frenimi në rrugë të lagura dhe janë, për këtë arsye, më të sigurta në shi. Ashtu si me efikasitetin e karburantit, grada D nuk përdoret dhe nuk ka plane për të përdorur G.
Gomat përbëjnë 20% të konsumit të karburantit të automjetit tuaj prandaj, nëse dëshironi të bëni më shumë kilometra për çdo serbator karburanti, duhet të zgjidhni goma me vlerësim më të lartë të efikasitetit të karburantit. Gjithashtu do të ulni emetimet e CO2. Kjo lidhet me rezistencën e rrotullimit, pra energjinë e humbur kur një gomë lëviz. Sa më e ulët rezistenca e rrotullimit, aq më pak energji humbet dhe aq më të ulëta janë konsumi i karburantit dhe emetimet e CO2. Diferenca mes gomave me vlerësim A dhe atyre me vlerësim G mund të jetë deri në 6 litra për 625 milje.
Kjo është zhurma e jashtme që bën goma dhe matet në decibelë. Sa më të mbushur të jenë shiritat në etiketë, aq më shumë zhurmë bëjnë gomat.
Ne i përdorim 'cookies' për t'u siguruar që t'ju japim eksperiencën më të mirë në faqen tonë të internetit. Klikoni këtu për të mësuar më shumë ose për të ndryshuar parametrat për 'cookie'.