Produkte për makinë / furgon / 4x4

Taste success with BlackChili

Shijoni sukses me përzierjen BlackChili

Teknologjia e përzierjes së llastikut, më e nxehtë se kurrë

Nëse do të kishit dëgjuar për herë të parë për BlackChili, mund të mendoni se Continental Tires kanë hyrë në industrinë ushqimore. Por kjo nuk është receta sekrete e gjyshes për një pjatë pikante ushqyese, por është një përzierje llastiku revolucionare për faqen shkelëse të gomës, e cila vlerësohet shumë nga çiklistët dhe nga shoferët. Ata e vlerësojnë sepse përzierja e llastikut tonë të patentuar BlackChili ka një kapje pakapërcyeshmërisht të mirë, shpejtësi dhe qëndrueshmëri, që do të thotë se performanca në rrugë nuk është thjesht e besueshme, por edhe mjaft… pikante.

black chili logo

Përzierja e llastikut BlackChili është prodhuar ekskluzivisht në fabrikën e Continental në Korbach, Gjermani, dhe bashkon polimeret më bashkëkohore me grimca të blozës dhe mbushës të zhvilluar posaçërisht. Nga kjo teknologji kanë përfitim si automjeti ashtu edhe biçikleta. Nëse i montojnë në biçikletat e tyre gomat me përzierje llastiku BlackChili, çiklistët mund të fillojnë me besim udhëtimin, qoftë një zbritje të ndryshme në një shpat të pjerrët me një biçikletë malore ose një garë në kohë me një biçikletë rrugore. Nëse gomat i montojmë në automobil, shoferët mund të presin kapje maksimale gjatë nxitimit, drejtim në kthesa dhe frenim në rrugë të lagështa dhe të thata.

Përmirësimi është i jashtëzakonshëm. Por ne nuk kemi pse të mbështetemi vetëm në fjalët tona. Çiklistët profesionistë elitarë janë mbështetur prej kohësh në këtë përzierje llastiku të jashtëzakonshëm për gomat. Geraint Thomas me ekipin Sky në garën më të madhe të çiklizmit në botë, në garën në Francë, e fitoi garën me gomat e Competition Pro LTD të prodhuara me përzierjen BlackChili. Dhe në garën e këtij viti në Spanjë, shtatë nga 22 skuadrat që do të marrin pjesë në garën trejavore në Spanjë përdorin përzierjen e llastikut BlackChili në gomat e tyre të punuara me dorë.

Sekreti është në përzierjen e përgatitur mirë

Pra, si lindi kjo përbërje legjendare llastiku? Në laboratorët Continental të kërkim-zhvillimit në Korbach, ekipi ynë i përkushtuar i inxhinierëve po përballet me një nga problemet themelore të ndërtimit të gomave. Karakteristikat e punës së përzierjes së llastikut të gomave përcaktohen në thelb nga tre faktorë të lidhur me njeri-tjetrin:

 

  • Kapja
  • Rezistenca në rrotullim
  • Kilometrat e përshkuar

 

Sfida më e madhe është se sapo arrihet përmirësim në një fushë, performanca në të paktën një nga dy të tjerat përkeqësohet. Për shembull, një përzierje llastiku që ofron kapje maksimale konsumohet më shpejt dhe rrokulliset ngadalë. Në të kundërt, përzierja e llastikut që është krijuar për shpejtësi të lartë ose qëndrueshmëri më të madhe ka kapje të dobët.

Kompleksi i gomës BlackChili është i ndryshëm, sepse shfrytëzon risitë më të fundit në kërkimet e polimerit dhe lëndëve të para. Në hapin e parë, ne rafinojmë kauçukun natyral të provuar me llastik të veçantë sintetik, në këtë mënyrë përftohet një përzierje e faqes shkelëse të performancës së lartë. Grimcat speciale të zeza të karbonit nanometër shtohen më pas në përzierje. Në fund, përmirësojmë dhe karakteristikat e sipërfaqes dhe formës për ta bërë gomën sa më të përdorshme.

Rezultati është se përzierja e llastikut BlackChili ofron një nivel krejtësisht të ri performance. Në krahasim me përzierjen tonë të mëparshme më të mirë të llastikut me silic - Activated Silica Compound - gomat BlackChili kanë kapje 30% më të mirë, rezistencë 26% më të ulët në rrotullim dhe arrijnë largësi 5% më të lartë. Përparësitë sa i përket shpejtësisë dhe kapjes janë lehtësisht të dukshme, si në gomat e biçikletave ashtu edhe të automjeteve.

Përveç kësaj, është shkenca që qëndron pas përzierjes BlackChili, duke u zhvilluar vazhdimisht: recetën e përbërjes së llastikut mund ta përshtatim me kërkesat individuale të gomave të reja Continental, të cilat i prodhojmë në fabrikën në Korbach. Me fjalë të tjera, goma mund të përshtatet për nevojat specifike të automjetit. Teknologjia e përzierjes së llastikut BlackChili është aq delikate dhe komplekse sa nuk mund të bëhet askund tjetër në botë.

Kapje maksimale për çiklistët dhe shoferët

Ju personalisht mund të përjetoni novacionin e përzierjes së llastikut BlackChili, në dy ose katër rrota, pasi gomat e fuqishme nga kjo përzierje janë në dispozicion si për biçikleta ashtu edhe për automobila. Këtu janë vetëm disa shembuj të recetave të bëra me porosi në dispozicion për gomat tona të klasit të parë.

New content item

Automobili / SportContact 6
Për gomat SportContact 6 ne kemi zhvilluar një përzierje të re llastiku për më shumë fleksibilitet Micro Flexibility Compound, e cila siguron kontakt optimal mes gomave dhe sipërfaqes së rrugës. Përbërja e llastikut siguron distancë më të shkurtër frenimi dhe përshpejtim më të mirë në temperatura të larta dhe të ulëta në kushte të lagështa dhe të thata të motit.

New content item

Rrota / Continental Grand Prix 4000 SII
Për sportistët që kërkojnë kombinimin e përsosur të rehatisë, shpejtësisë dhe rezistencës së ulët në rrotullim, Grand Prix 4000 SII është goma më e mirë gjithëpërfshirëse. Përzierja e llastikut BlackChili kujdeset për kapje të shkëlqyer, kilometrazh të lartë dhe rrokullisje efektive; goma gjithashtu ka një mbrojtje shtesë edhe një kunj mbrojtës para shpimit Vectran.

wintercontactTS860

Automobili / WinterContact TS 860
Përzierja e llastikut Cool Chili është një version i përzierjes së llastikut BlackChili, i cili u zhvillua posaçërisht për gomat WinterContact TS 860. Kjo është përzierja e llastikut me silic për kapje maksimale, e cila mbetet fleksibël në të gjitha kushtet e motit, përmirëson dukshëm performancën e frenimit dhe siguron një kontroll të shkëlqyeshëm në lagështi.

New content item

Biçikleta / Mountain King
Goma Mountain King ka një mbërthim mbi mesatare dhe rrokulliset shpejt, duke e bërë atë shoqëruesen e përsosur për të eksploruar shtigjet e pashtruara dhe terrenin kodrinor. Pjesë e vazhdueshme qendrore të profilit dhe blloqet e mbërthimit të profileve anësore janë bërë nga përzierja e llastikut BlackChili dhe është përdorur teknologjia ProTection - tre piketa në pjesën anësore dhe katër nën faqen shkelëse - çka do të thotë se goma në tërësi është më e qëndrueshme dhe më pak e prekshme ndaj dëmtimit.