Produkte për makinë / furgon / 4x4

Sharing the road responsibly

Ndarja me përgjegjësi e rrugës

Anashkaloni çiklistët me një distancë të përshtatshme anësore

Sipas anketës të kryer nga organizata London Cycling Campaign, deri në dy të tretat e çiklistëve në rrugë janë të rrezikuar për shkak se shoferët parakalojnë shumë ngushtë. Kësaj pyetjeje përvëluese për sigurinë e trafikut rrugor Continental dhe organizata LCC iu përgjigjën me një iniciativë edukative dhe ndërgjegjësuese të quajtur ‘Stay Wider of the Rider’ (çiklistët qëndrojnë gjithnjë në distancë të përshtatshme) për një distancë të përshtatshme anësore kur parakalojmë çiklistët.

Stay wider of the rider logo

Rezultatet e anketës*, e cila tërhoqi gati 3000 pjesëmarrës në internet, tregojnë se 23% e çiklistëve gjatë çdo çiklizmi janë parakaluar shumë afër të paktën një herë nga dikush. Për më tepër, 45% e të anketuarve thanë se kjo u ndodh më shpesh. Kjo do të thotë që dy të tretat e çiklistëve përballen rregullisht me këtë problem, i cili mund të çojë në aksident të trafikut dhe plagosje trupore.

Në njërën nga pyetjet e tjera, çiklistët vlerësuan përvojën e tyre të parakalimit shumë të afërt në një shkallë 0 deri në 5, me rezultatin 5 kushtuar përvojës më shqetësuese. Vlerësimi mesatar ishte 4.

Anketa e organizatës LCC gjithashtu tregoi se shumë çiklistë u detyruan të ndryshojnë zakonet e tyre për shkak të parakalimit të ngushtë:

  • 50% thanë se ata tani e ngasin biçikletën sa më shumë që të jetë e mundur në mes të korsisë;
  • 32% e tyre janë përgjigjur se kanë ndryshuar mënyrën e drejtimit të biçikletës;
  • 22% pranuan se shmangnin çiklizmin në rrugë shumë të ngarkuara për shkak të rrezikut të parakalimit të ngushtë.

"Si një partner i përkushtuar në ngjarje, siç është gara Prudential RideLondon, ne besojmë se është thelbësore që shoferët dhe çiklistët në lëvizje të jenë të sigurt krah për krah. Nisma të tilla si fushata Stay Wider of Rider rikonfirmojnë idenë e mundësive të rritjes së ndërgjegjësimit për të garantuar sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës."    

Mark Griffiths, specialist i sigurisë së gomave te Continental 

Stay wider of the rider

Këshilla për shoferët

Distanca e sigurt anësore për të parakaluar çiklistin varet nga shpejtësia dhe madhësia e automjetit tuaj. Sipas rregullores së qarkullimit rrugor në Mbretërinë e Bashkuar është një rekomandim themelor për të lënë sa më shumë hapësirë, sikur parakaloni një automjet. Megjithatë, si pjesë të fushatës së tyre "Stay Wider of the Rider", Continental dhe organizata LCC kanë këshilla të hollësishme për të garantuar sigurinë e çiklistëve.

  • Me shpejtësi 50 km/orë, distanca duhet të jetë së paku 1,5 metra. 
  • Me shpejtësi mbi 50 km/orë, distanca duhet të jetë së paku 2 metra. 
  • Kur trafiku ngadalësohet nën 30 km/orë, mos e parakaloni çiklistin nëse nuk keni të paktën 1 metër hapësirë.

Nëse nuk ka hapësirë të mjaftueshme për parakalim të sigurt, shoferët duhet të presin për çiklistin derisa hapësira të jetë e mjaftueshme.

Është shumë e rëndësishme të ruani një distancë të bollshme anësore gjatë parakalimit, pasi parakalimi i ngushtë është frikshëm dhe shumë i rrezikshëm. Mund të jetë shumë shqetësuese që një çiklist të kalojë pranë një vërshimi automjetesh të rënda.

Përafërsisht një e treta e përplasjeve të pashmangshme mes çiklistëve dhe automjeteve motorike janë për shkak të parakalimit të ngushtë. Kjo nuk është vetëm e rrezikshme për çiklistët, por gjithashtu dekurajon njerëzit që të përdorin forma të shumta të transportit të qëndrueshëm. Frika nga lëndimi në rrugë është një nga arsyet kryesore pse njerëzit nuk zgjedhin çiklizmin.

Mendoni si një çiklist

Çiklistët në trafikun e qytetit ngasin shpesh në një distancë të madhe nga trotuari dhe makinat e parkuara, apo edhe në mes të korsisë, pasi marrin parasysh procedurën standarde për sigurinë në transportin rrugor.

Ata e ngasin biçikletën të paktën një metër larg nga makinat e parkuara për të mos u rrëzuar në derën e automjetit nëse kjo do të hapej rastësisht papritmas. "Shtyrja" e një çiklisti afër automjetit të parkuar - duke e parakaluar me distancë shumë të vogël anësore - mund të shkaktojë një përplasje ku çiklisti mund të bjerë në rrugën përpara automjetit.

Kur nget përtej daljeve të rrugore anësore, çiklisti i kujdesshëm duhet të jetë i pozicionuar në mënyrë që të ketë shikueshmërinë më të mirë për çdo automjet, që do të thotë në mes të korsisë. Në rrugët më të ngushta, është më e sigurt ta ngasësh biçikletën në mes të karrexhatës sesa përgjatë skajit; çiklisti  do të mënjanohet dhe do të lejojë parakalimin kur kjo mund të bëhet në mënyrë të sigurt.

Nisja
New content item

"Ne kemi nevojë urgjentisht për një fushatë shumë më të gjerë për të rritur ndërgjegjësimin e miliona shoferëve për rrezikun e parakalimit nga afër. Organizata LCC do të vazhdojë të përpiqet dhe të operojë për më shumë hapësirë të mbrojtur për çiklizmin, por nisma të tilla si fushata Stay Wider of Rider janë të nevojshme për të na ndihmuar të edukojmë shoferët dhe të zvogëlojmë rrezikun për çiklistët në rrugë".

Tom Bogdanowicz, nëpunës i lartë dhe organizator për London Cycling Campaign

*Anketa në internet është kryer në mes të 19-25 qershorit 2018 nëpërmjet faqes së internetit SurveyMonkey; lidhja iu dërgua më shumë se 20 000 anëtarëve dhe përkrahësve të organizatës LCC të mbledhur në bazën e tyre. Pothuajse 3000 njerëz u përgjigjën.